Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 29 Prill 2014

ATENTAT 2 FËMIJËVE

FARKË/ FATBARDH PLAKU: DY SULMET KANË LIDHJE, FRIKË PËR DJEMTË ATENTAT 2 FËMIJËVE Komunari: Qëlluan me shotgun Dy persona dëmtojnë me armë makinën e 19-vjeçarit Frenki Plaku kur po merrte në shkollë vëllain 11 vjeç. Një muaj më parë, dera e shtëpisë u qëllua me antitank Nga AURORA KOROMANI Atentat ndaj dy djemve të kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku. Burime policore sqaruan se rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, është sulmuar automjeti i djemve të kreut të komunës së Farkës, nga dy persona të cilët udhëtonin me një motor. Sipas bluve të kryeqytetit, në makinën udhëtonin dy djemtë e Plakut, Frenki 19 vjeç dhe Klevisi 11 vjeç. Mësohet se nga atentati nuk ka të lënduar, por vetëm makina është dëmtuar në pjesën e përparme të saj. Sipas uniformave blu, atentatorët kanë pasur si qëllim vetëm paralajmërimin e familjes Plaku, sepse në distancë ka qenë motori nuk ka qenë shumë e vështirë për agresorët që të qëllonin në shënjestër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur dy djemtë e Plakut ishin duke u kthyer nga shkolla për të shkuar në banesën e tyre. Në 25 mars, banesa e kryekomunarit në Farkë u sulmua me një antitank. Ndërkohë, në një intervistë ... Vijon në faqen 7
Fatbardh Plaku Frenki Plaku Klevisi Aurora Koromani Farkë Kryeqytetit

Ismail Kadare: Dhora Leka më dërgonte letra erotike në Berat

INTERVISTA/ “I shkruajti Enverit: I shërbeva Sigurimit, më respektoni” (Në foto:) Shkrimtari Ismail Kadare. Kompozitorja Dhora Leka “Një hetues më ka thënë: Z. Kadare kam një poet të mbyllur në qeli. A mund t’iu tregoj ju lutem një vjershë të tij, vetëm kaq” “Kasem Trebeshina s’duhet të jetë një referencë morale. Ka një biografi shumë të rënduar, ka shërbyer vetë. Ka qenë oficer i Sigurimit” Në faqet 14-15
Ismail Kadare Dhora Leka Enver Hoxha Kasem Trebeshina Berat

Kushtetuta polake e vitit 1791

Opinioni i Ditës Nga Prof.Dr.GJERGJ SINANI Kushtetutat janë dokumente që përmbajnë parimet dhe ligjet që drejtojnë një komb ose një shtet. Fundi i shek. XVIII solli tri dokumente... Kushtetuta polake e vitit 1791 Vijon në faqen 18
Gjergj Sinani Polake

Letër nënës së Kudret Kumes

Opinioni i Ditës Nga Dr. MANDETA MINXHOZI Nëna e Kudret Kumes në një universitet të saj, (marrë nga gazeta “Tema” 14.4.2014), më lot në sy tha: “Unë nuk e di dhe kësaj unë nuk... Letër nënës së Kudret Kumes Vijon në faqen 19
Mandeta Minxhozi Kudret Kume

Reforma e territorit, PS-LSI: Gati më 31 korrik

MBLIDHET KOMISIONI Në faqen 5