11/01/2015
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 janar 2015

“KURIR”: SERBI DELIÇ, KËSHILLTAR I RAMËS

MEDIA SERBE: ISH-ZV/KRYEMINISTRI NË KOHËN E TADIÇIT NDIHMON EDI RAMËN Kryeministria e mohon: Mund të jetë i përfshirë në ndonjë projekt përmes institucioneve të huaja, por nuk është këshilltar i kryeministrit Edi Rama Kryeministri shqiptar, Edi Rama po këshillohet nga një ekspert serb sa u përket menaxhimit të financave të qeverisë”. Lajmi është publikuar në gazetën e njohur serbe “Kurir”, sipas së cilës zv/kryeministri në qeverinë serbe në vitet 2007-2011, Bozhidar Deliç do të asistojë kreun e qeverisë shqiptare. “Kurir” shkruan se angazhimi i Deliç në projektin me qeverinë shqiptare është diskutuar dhe dakordësuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që kryeministri shqiptar pati në Paris, në qershor të vitit të kaluar. Bozhidar Deliç është pjesë e kompanisë “Lazard” (French Investment Bank Lazard). Deliç është emëruar prej disa muajsh si drejtor ekzekutiv i saj. Lazard është njëra prej firmave më të mira të këshillimit financiar në botë, e cila vepron në 26 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Azi, Australi, Amerikën Qendrore dhe Jugore. Ajo është te krijuar që në 1848 dhe ofron këshilla mbi bashkimet dhe blerjet, çështjet strategjike, ristrukturimin dhe strukturën e kapitalit, rritjen e... Në faqen 4

Veliaj: 250 mijë vetë rrezikuan pensionin, 110 mld USD mangët

“PO KRYEJME PAGESAT E 8 VITEVE TE KALUARA” Në faqen 6

Politikës i ka humbur data e Republikës, popullit jo!

Opinioni i Ditës Nga ASTRIT KOSTURI U bë gati në çerek shekulli, që nga përmbysja e socializmit në vitin 1990, që Shqipëria mbetet vendi i vetëm në botë që nuk ka një... Politikës i ka humbur data e Republikës, popullit jo! Vijon në faqen 22

Kush do të na testojë neve?

Opinioni i Ditës Nga TRITAN KALO Si mjek i diplomuar më 30.06.1982 me mesatare 10.0 dhe me “Medalje e Artë”, i diplomuar në Shqipëri dhe në Francë në lëmin... Kush do të na testojë neve? Vijon në faqen 21

Basha merret në mbrojtje nga GOS, efektivë me tre turne edhe në shtëpi

Prokuroria dorëzon “raportin”. MB: Kërkesa erdhi nga Garda (Në foto:) Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Emiliano Shullazi. Forcat “RENEA” Kërcënimi i Shullazit për deputeten Ademi, policia mbron kryetarin e PD. Basha: Faji i Ramës. Kryeministri: Shpifje, por s’e padis Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është marrë në mbrojtje të posaçme, katër ditë pasi nëpërmjet deputetes Voltana Ademi, ka marrë mesazhe kërcënuese, nga një person... Në faqen 3

Ndalohen dy porositësit e atentatit të Serjanit

• Policia: Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, persona me precedentë për armë pa leje Në faqen 2

Rama në Francë për marshimin e madh kundër terrorizmit

SOLIDARITETI Në faqen 6

21 janari, Mark Nika: Qeveria i ruhet balancës së pushteteve

PERVJETORI Në faqen 4

Godet gjyshen me sëpatë në kokë, pranga 21-vjeçarit

KORÇË Në faqen 7

Kinezja Drita Daming: Arti shqiptar i ’70, na “ushqente”

SOT NË “MILOSAO”/ PËRKTHYESJA E NJOHUR SOT NË “MILOSAO”/ PËRKTHYESJA E NJOHUR Kinezja Drita Daming: Arti shqiptar i ’70, na “ushqente” Suplement

PRONARËT, LISTA E KATËRT E TIRANËS, SIPËRFAQJA E PRETENDUAR DHE E NJOHUR

EMRAT/ SA U KTHYE DHE U KOMPENSUA 5 FAQE SPECIALE PRONARËT, LISTA E KATËRT E TIRANËS, SIPËRFAQJA E PRETENDUAR DHE E NJOHUR Në faqet 8-12