Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 8 Qershor 2015

PROVIMI I MATEMATIKËS

MINISTRIA E ARSIMIT: SOT DALIN REZULTATET E PROVIMIT TE GJUHES SE HUAJ Matura 2015, ja çfarë përmban teza Të martën, më 9 qershor 46 mijë maturantë testohen për Matematikën. Teza ka 25 pyetje, peshën më të madhe e mbajnë Gjeometria dhe Integralet. “GSH” publikon programet orientuese Nga EMERLINDA HOXHAJ Të martën e javës që vjen, më datë 9 qershor 46 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të tretë të detyruar të Matematikës. Por duke qenë se rezultatet e gjuhës së huaj me detyrim nuk llogariten në formulën e Maturës Shtetërore, Matematika konsiderohet si provimi i dytë i detyruar (D2) rezultatet e të cilit llogariten në formulë, sipas të cilës kandidatë klasifikohen në degët ku shpallen fitues. Pas provimit të Matematikës, maturantët do t’i nënshtrohen dy provimeve me zgjedhje në datë 19 qershor. Për sa u përket rezultateve të dy provimeve që kanë dhënë maturantët, gjuha e huaj do shpallet në datë 8 qershor, ndërsa notat e Letërsisë do të shpallen në datë 15 qershor 2015. Në përbërjen e saj teza e Matematikës do të ketë 25 pyetje, prej të cilave 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Sipas Ministrisë së Arsimit maturantët duhet të përqendrohen më tepër te Gjeometria pasi ajo do Vijon në faqet 16-19
Emerlinda Hoxhaj

Masakra e Thumanës, nëna e autorëve: S’besoj që vrasjen e bënë djemtë e mi

Policia: Dyshojmë se 55-vjeçarja ka qenë dëshmitare e krimit (Në foto:) Forcat e policisë gjatë aksionit për kapjen e autorëve të vrasjes në Thumanë. Tri viktimat e familjes Ceku. Vendi i vrasjes Pas vrasjes së tre pjesëtarëve të familjes Ceku, Dava Kora, e ëma e të dyshuarve, mohon çdo gjë: Djemtë e mi janë beqarë, s’më kanë thënë ku janë, policia t’i gjejë e t’i pyesë... Nga KLODIANA HAXHIAJ Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, policia vijon hetimet për katër të kërkuarit, autorë të vrasjes së trefishtë. Gjatë marrjes në pyetje të nënës Në faqen 8
Dava Kora Klodiana Haxhiaj Thumanë

“Miqësi me fëmijët, por pa humbur rolin që keni”

PSIKOLOGJIA Në faqen 20

fondi bessa

FB fondi bessa Kredi Biznesi Kredi Eficenca e Energjise www.fondibesa.com