Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 22 Shtator 2015

BISEDAT ME TE HUAJT

VENDIMI/ “KONTAKTET E MINISTRAVE ME AMBASADORET, ‘RREFEHUNI’ NE MPJ” Urdhri i Ramës: Raportoni te Bushati Asnjë ministër nuk mund të kryejë vizitë jashtë vendit pa marrë lejen e MPJ-së dhe kryeministrit. Për çdo kontakt me të huajt, do bëhet relacion në ministrinë e Jashtme Çdo ministër, zv/ministër apo zyrtar tjetër qeveritar përfshirë kryebashkiakët, që marrin kontakt me të huaj duhet të raportojë me një relacion me shkrim në Ministrinë e Jashtme. Kjo sanksionohet në vendimin e fundit të qeverisë “Rama”, që hyri në fuqi dje pas botimit në Fletoren Zyrtare. Akti daton 9 shtator, por është mbajtur i fshehtë nga qeveria, pasi nuk është publikuar bashkë me vendimet e tjera të asaj dite. Ai zbardhet vetëm sot që është botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të koordinojë çdo veprimtari të marrëdhënieve... Në faqen 6
Ditmir Bushati Artan Hoxha Ervin Daja

“Rilindja” si ideologji

Opinioni i Ditës Nga VALBONA MEZINI Në vitin 2013 Shqipëria kishte bërë hapa cilësorë drejt ëndrës shekullore europiane dhe vrullshëm po shkonte pa kthim mbrapa... “Rilindja” si ideologji Vijon në faqen 20
Valbona Mezini Shqipëri

Agresiviteti si shprehje e frikës

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Ne qytetarët e sotëm, gjithnjë e më shpesh, prototipin e agresivit (të fortit e lagjes e sidomos ata të politikës) po detyrohemi... Agresiviteti si shprehje e frikës Vijon në faqen 21
Kiço Blushi

Legalizimet, vendimet e korrigjuara për pronarët

EMRAT/ KUSH MERR TE DREJTEN MBI OBJEKTIN Në faqen 8

Vendimi, rriten kontributet për pensionistët me tituj akademikë

SI NDRYSHON LIGJI/ PD, VOTE KUNDER Në faqen 10

Plantacione me kanabis në Devoll, Artan Hoxha: I mbron policia lokale

Grupi investigativi i “News 24” sjell pamjet: Bima e lartë, 3 metra Plantacione me kanabis në Devoll, Artan Hoxha: I mbron policia lokale RREFIMI + FOTOGRAFITE (Në foto:) Plantacioni me kanabis. Pamjet të filmuara dhe të transmetuara në ‘News24’, gazetari Artan Hoxha dhe kameramani Ervin Daja, në zonën e Devollit Gazetari në terren: Dyshohet se parcelat i përkasin dy biznesmenëve. Banorët kanë parë edhe policinë të Bilishtit. Çdo makinë e dyshimtë ndalohej Ndërkohë që zyrtarët e lartë të shtetit pretendojnë se kanë shkatërruar 99.2% të kanabisit në vend, gazetari Artan Hoxha ka arritur të zbulojë plantacionin që “lulëzon” në Bilisht... Në faqen 7
Ruçi Ervin Daja Devoll Bilisht