Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 29 Dhjetor 2015

TESTIM ADMINISTRATËS

ZBARDHET AKTI I QEVERISË: NËPUNËSIT CIVILË, PROVIM PËR NJOHURITË TESTIM ADMINISTRATËS Vendimi i ri: Të gjithë në provë Sistemi i vlerësimit, test me shkrim dhe intervistë me gojë. Kush nuk arrin pikët e mundshme, ka një shans në provimin e dytë. Kush merr më pak se 50 pikë, rrezikon vendin e punës Nga OLA MITRE Çdo nëpunës civil do t’i nënshtrohet testimit për vlerësimin e njohurive, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do arrijë, do të jetë i detyruar të ndjekë trajnimet për njohuritë e reja”. Gjithçka përcaktohet në një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili gjithashtu saktëson se pas periudhës së trajnimit parashikohet një testim i dytë, që nëse nuk kalohet me sukses do i kushtojë nëpunësit civil vendin e punës. Sipas VKM-së, çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës... Në faqen 11
Ola Mitre

Foshnja 3-muajshe ngrin nga i ftohti, i ati: Tani kam frikë për jetën e djalit

Drama në Shkozë, Emrah Mustafaj: Në 2 vjet kanë vdekur 5 fëmijë (Në foto:) I ati i foshnjës, Emrah Mustafaj duke folur për “Gazeta Shqiptare”. Banesa e familjes Mustafaj Vajza e mitur ngrin nga i ftohti në barakë. Flet e ëma: Doja t’i jepja të pinte, por ishte akull. Reagon PD, Basha: S’ka fjalë për dhimbjen Nga XHENSILA KODRA Një foshnjë 3-muajshe ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja e rëndë është shënuar... Në faqen 7
Emrah Mustafaj Xhensila Kodra Basha Shkozë

2015 po, ishte vit për kornizë

Opinioni i Ditës Nga ERVIN BAKU Bëhet fjalë për sportin në Shqipëri. Të përfaqësuar denjësisht nga futbolli. E kemi bërë zakon të vemë në kornizë fotot më të bukura... 2015 po, ishte vit për kornizë Vijon në faqen 21
Ervin Baku Shqipëri

Edhe Rrema i ftuar në galà me gazetarët

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Në katundin Taksirat u prit ftesa e mishit me habi e mosbesim të ardhur nga Kryeministria për Rremë Dervën. Kur taksiratasi u bindën... Edhe Rrema i ftuar në galà me gazetarët Vijon në faqen 20
Kiço Blushi Rremë Derva Taksirat