Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 27 Janar 2015

DYSHIMI 8.5 MLN EURO

Trukimi, prokuroria heton futbollin NDESHJA NE VLORE, ORGANI I AKUZES “MESYN” NE 8 KOMPANI BASTESH Komisioni i Etikës në Federatë mblidhet për Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani. Idrizi i Vlorës: S’bëhemi pjesë e llumit. Klubi i Durrësit: Duhet të hetohet rasti Nga JETON SELIMI Prokuroria e Vlorës nuk ka humbur kohë, por është vënë menjëherë në lëvizje pas akuzave të shumta qё mbuluan ndeshjen e Flamurtari-Teuta, e cila u mbyll me fitoren e skuadrës vendëse me rezultatin 2-1. Ky takim dyshohet se është kurdisur, ndërsa shuma totale e parave ka qarkulluar në luajtje (humbje dhe fitim) për këtë ndeshje, dyshohet se kap shifrën e 8.5 milionë euro gjithsej. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë udhëtuar drejt Vlorës ku do të marrin filmimet e ndeshjes Flamurtari–Teuta 2-1, të bëra nga kamerat e sigurisë... Në faqet 2-3
Jeton Selimi Idrizi Vlorë Durrës

Opinioni i Ditës

Nga XHELAL GJEÇOVI Edhe në debatet në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit, çështja e luftës civile zu një vend të konsiderueshëm. Lufta ishte një ndërmarrje... Debati mbi luftën civile Vijon në faqet 20-21
Xhelal Gjeçovi

Agron Duka: Hyj në garë për bashkinë e Durrësit, do më mbështesë edhe PD

INTERVISTA/ Deputeti i PR: Mediu u konsultua me Lulzim Bashën (Në foto): Deputeti i PR-së, Agron Duka. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu “Zgjedhjet vendore, kandidati i PR: Propozimin ma bëri Fatmir Mediu. Nuk i kam hyrë garës pa qenë i bindur se do më përkrahë PD” Nga VALENTINA MADANI Agron Duka do të jetë kandidati i Partisë Republikane për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Lajmin e konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare”... Në faqen 7
Agron Duka Fatmir Mediu Lulzim Basha Valentina Madani Durrës

ARKIVI ELEKTRONIK/ PJESA E DYTE

PRONARET NE BERAT, LISTA EMERORE QE NGA VITI ’93, PROBLEMET ME DOKUMENTET Në faqet 13-15
Berat

fB fondi BESA

fB fondi BESA Kredi Biznesi Kredi Eficenca e Energjise www.fondibesa.com