Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 7 Dhjetor 2016

PAGAT E USHTARAKËVE, RRITJA PËR ÇDO GRADË

TABELAT/ PERFITOJNË 6.750 PERSONA, SHTESA NIS NGA JANARI 2017 PAGAT E USHTARAKËVE, RRITJA PËR ÇDO GRADË Ushtarët aktivë 2.700 lekë në muaj më shumë, nënoficerët 4 mijë lekë, majorët dhe kolonelët 7 mijë lekë. Kodheli: Mbajtëm premtimin Rritja e pagave për ushtarakët sipas gradave 1. Pagat e ushtarakëve rriten mesatarisht nga 5-7% 2. Nga kjo rritje përfitojnë gjithsej 6.750 ushtarakë 3. Shuma e akorduar nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave është 350 milionë lekë 4. Paga për gradë rritet nga 2.200-7.850 lekë në muaj 5. Nga rritja përfitojnë: 5.1 Ushtarakë të lartë 74, në shumën 40 milionë lekë 5.2 Ushtarakë të tjerë 6.746 në shumën 310 milionë lekë 6. Paga mesatare mujore e ushtarakëve ishte 44.870 lekë Bëhet 48.014 lekë 7. Shtesa e pagës (rritja) në muaj sipas gradave për: 7.1 Gjeneral 5.900-7.850 lekë në muaj 7.2 Major kolonel 4.580-7.000 7.3 Nëntoger kapiten 3.402-3.990 7.4 Nënoficer 2.800-4.081 7.5 Ushtar aktiv 2.200-2.700 (Në foto) Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Faksimile e tabelave Në faqet 8-9
Marsela Toshi Naum Toshi

Populistët në revansh

Opinioni i Ditës Nga ARBEN KARAPICI A jo, që në fillim nuk i besonte, Akryeministri doli e vërtetë. Duke synuar të shkurtonte venat e senatorëve, Renci shkuroi karrigen e vet.... Vijon në faqen 25 Populistët në revansh
Arben Karapici Renci

I ati i Marsela Toshit: Është fajtore që burri mbyti 2 fëmijët

“Sherr edhe me bashkëshortin e parë” Vrasja e trefishtë në Korçë, nëna nuk merr pjesë në varrim, kthehet në Greqi Nga LEDIONA XHELADINAJ Një ditë pas krimit makabër që ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, ku 41-vjeçari Naum Toshi mbyti me tel fëmijët 4 dhe 7 vjeç dhe më pas vari veten, janë zbardhur dëshmi të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. ... Në faqet 2-3
Lediona Xheladinaj Petraq Beja Kristi Panajoti Korçë Greqi

“Në xhep kam 265 euro, përdorini në fatkeqësinë time”, letra e vetëvrasjes

TRAGJEDIA Në faqen 4

Rrëfimi i shoferit: Si ra BMW-ja në gropë

Aksidenti në Lungomare, Petraq Beja: Kristi bëri foto 5 minuta para, s’kishte sinjalistikë 21-vjeçari: Polici erdhi dhe më tha në spital “thuaj që nuk sheh mirë nga sytë” Nga ENRIK MEHMETI Petraq Beja, i cili prej disa ditësh qëndron në një karrocë me rrota, me dorën të thyer dhe dëmtime të tjera, në trup në spitalin e Vlorës, dje rrëfeu për herë të parë se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën kushëriri i tij 17-vjeçar, Kristi Panajoti. Njëmbëdhjetë ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin Vlorë-Uji i Ftohtë, 21-vjeçari tha se ndjen dhimbje të madhe për vdekjen e të afërmit të tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Petraq Beja i mbijetoi... EKSKLUZIVE Në faqen 14
Enrik Mehmeti Klea Huta Ertugruli Lungomare Vlorë Vlorë-Uji i Ftohtë