Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 6 Mars 2016

PATENTAT E REJA

Ndryshon procedura e aplikimit VENDIM/ HIQEN KUSHTET PËR VËRTETIMIN E BANIMIT DHE ANALIZAT E GJAKUT Rregullorja e re e Transportit Rrugor, ja kërkesat për marrjen e lejes së drejtimit. Kujt i është marrë patenta nga policia pas 21 janarit, do e japë provimit pas 16 prillit

PATENTAT E REJA

Nga ORNELA MANJANI Ndryshojnë procedurat për pajisjen me lejedrejtimi mjeti. Në dosjen për aplikimin për patentë nuk kërkohet më leja e banimit dhe as analiza e grupit të gjakut. Personat e cilëve u është hequr lejedrejtimi pas datës 21 janar 2016, kanë të drejtë ta rimarrin atë nëpërmjet provimit të rikualifikimit teorik nga 16 prilli 2016. Rregullorja e re është publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku bëhet e ditur se, në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor, ... Në faqen 5
Ornela Manjani

Gjermania kërkon 5 mijë doktorë dhe inxhinierë, hapat si të aplikoni

Ambasada në Tiranë: Punësimi legal, mundësi të mësoni gjuhën falas (Në foto:) Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman. Faksimile e faqes së internetit të qeverisë gjermane që ofron vende pune Kriteret për punësimin legal në Gjermani. Kërkohen matematicienë dhe punonjës së teknologjisë së informacioni. Hapat për të marrë vizë Pavarësisht dyndjes së emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor,... Në faqen 17
Helmut Hoffman Tiranë Gjermani Ballkani Perëndimor

"KURUM" FALIMENTON, PADIA: TË ADMINISTROHET NGA DEBITORËT

KERKESA NE GJYKATEN E TIRANES "KURUM" FALIMENTON, PADIA: TË ADMINISTROHET NGA DEBITORËT Policia bëri 3 kallëzime penale në prokurori për ndotje dhe toksina Në faqen 16
Tiranë

Opinioni i Ditës

Irlanda, nga një prej vendeve periferike dhe më të varfëta të Bashkimit Europian, është sot vendi i katërt më i pasur për frymë i BE-së... Vijon në faqen 38
Irlanda

Gazmend Oketa: Marrëveshja me PS funksionon, s’ka pakt me PD

NENKRYETARI I FRD Gazmend Oketa: Marrëveshja me PS funksionon, s’ka pakt me PD Në faqen 4
Rama

Hajdutët grabisin myftininë e Durrësit

OBJEKTET E KULTIT Hajdutët grabisin myftininë e Durrësit Në faqen 8
Durrës

Dogji shtëpinë e vjehrrës, gruaja dënohet me pastrim

37-VJECARJA: NJOHJA ME SERBIN, PLANE MARTESE INTERVISTA Dogji shtëpinë e vjehrrës, gruaja dënohet me pastrim Në faqen 7
Serbia