Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 29 Mars 2016

DEL FORMULARI I RI

KOMPENSIMI/ AGJENCIA E PRONAVE ZBARDH PROCEDUREN PER ISH-PRONARET DEL FORMULARI I RI Pronat, si bëhet kërkesa në ATP Dokumentacioni që duhet dorëzuar nga trashëgimtarët pas miratimit të 3 vendimeve të qeverisë. Kompensimi fizik, ja lista me 24 mijë hektarë që do ndahen në të gjithë vendin Nga ORNELA MANJANI Ish-pronarët duhet të plotësojnë formularin-tip dhe dokumentet që provojnë pretendimet mbi pronën e pretenduar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të përfituar kthimin apo kompensimin e pronës. Formulari merret në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe i shoqëruar me dokumentet përkatëse dorazi ose me postë. Sipas legjislacionit në fuqi, subjekti i shpronësuar, trashëgimtarët e tij ligjorë ose përfaqësuesi i tyre me prokurë, depoziton në Agjencinë e Trajtimit të Pronës, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës, kërkesën motivuar për njohjen.... Në faqet 13-17
Ornela Manjani

Opinioni i Ditës

Të dielën në mëngjes, në Vlorë, u vra një njeri. E shtypën me makinë dhe e lanë aty. Një plak pa, ka menduar ai që e shtypi, ... Vijon në faqen 21 Nga RUDINA XHUNGA Vrasja e mësuesit
Rudina Xhunga Vlorë

Përplasje me protestuesit tek Liqeni, policia: Gent Strazimiri i PD me armë

3 vetë humbin ndjenjat, 3 police në spital. Arrestohet Ndriçim Babasi 13 TE ARRESTUARIT 1. Grigels Muçollari 2. Indrit Hoxha 3. Erion Dizardi 4. Franç Doka 5. Gerald Metko 6. Silvio Sheme 7. Jurgen Kupi 8. Soven Shemo 9. Arlind Kaja 10. Kleidi Kalaja 11. Ndriçim Babasi 12. Behar Hasa 13. Tonin Kolthi (Në foto): Protestuesit përplasen me policinë. Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri dje në protestën tek Parku i Liqenit Artificial i kryeqytetit Ministria e Brendshme: Deputeti të dorëzojë pistoletën. Lulzim Basha: Me mohoi të ketë pasur armë. Veliaj: Kjo parti s’e njeh burrërinë Deputetë të Partisë Demokratike, të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike si dhe qytetarë të thjeshtë, dje u përplasën fizikisht me policinë e rendit në protestën... Në faqet 2-5
Gent Strazimiri Ndriçim Babasi Lulzim Basha Veliaj Grigels Muçollari Liqeni Parku i Liqenit Artificial Kryeqytetit

KULTURE

Replika e një gjuhëtari: “Gegnishtja nuk është gjuhë e huaj” Në faqet 10-11