17/04/2016
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 prill 2016

GARA NE UNIVERSITETE

SHBA, 20 vëzhgues për zgjedhjet AMBASADA AMERIKANE MONITORON VOTIMET PER KRERET E ARSIMIT TE LARTE Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Majlinda Keta: Dje nënshkruam marrëveshjen me Këshillin Rinor të ambasadës së SHBA. Do mbikëqyrin procesin, të hënën trajnimi Nga ERMELINDA HOXHAJ Në datën 20 prill do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e rinj në universitetet publike. Në Universitetin e Tiranës, gara për rektor të UT është mes dy kandidatëve, Prof. Mynyr Koni dhe Prof. Klodeta Dibra. Sipas kryetares së Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ) në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, për herë të parë zgjedhjet për drejtuesit e rinj do të vëzhgohen nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane si dhe vëzhgues nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme. Ndër të tjera, kryetarja e KIZ ... Në faqen 3

Berisha: Kërcënoi kandidatin për rektor. Policia shoqëron Shullazin

Kryepolici Haki Çako dhe Adriatik Llalla, takim në mesnatë në prokurori (Në foto:) Ish-Kryeministri Sali Berisha, Emiliano Shullazi, Mynyr Koni, Dhori Kule Ish-kryetari i PD: “Mili” i Partisë shantazhoi Dhori Kule të mos mbështesë Konin. Kandidati: Jam ende në garë, nuk jam tërhequr Nga VALENTINA MADANI Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dje një ngjarje që sipas tij është flagrante dhe e rëndë, ku personazhi i errët i kronikës së zezë, ... Në faqen 2

SOT NE “MILOSAO”

RAPORTI FINAL I VERMAHTIT ME 1945: MEHDI FRASHERI REFUZOI TE EVAKUOHEJ NE GJERMANI Suplement

Opinioni i Ditës

Një komandant i forcave kurde Peshmerga është ulur në divane lëkine e komandës së tij në qytetin Sulejmanie. Në një tavolinë pranë,... Vijon në faqen 25 Nga “ZËRI I AMERIKËS” Mposhtja e ISIS-it, ende larg

NGJARJA TEK UNAZA E RE NE TIRANE

Akuzoi kunatën se e ndau nga e fejuara, 27-vjeçari djeg me benzinë 4 makina Në faqen 6

FINANCAT: DOKUMENTET QE DUHET TE DOREZONI

Të përndjekurit, 1900 personat që përfitojnë dëmshpërblimin Në faqet 24-26

SOCIALISTET

“Shqipëria mbi partinë”, Blushi prezanton nismën e re në Berat Në faqen 5

SI TE PERFITONI

Marrëveshja e Ujësjellësit, skemë e re për debitorët Në faqen 8

REGJISTRAT E ATP

Pronarët në Tiranë, emrat dhe dosjet që do kompensohen Në faqen 10-12

POGRADEC

Shembja e ndërtimit me leje, në gjyq zyrtarët e IKMT Në faqen 7

KOLONELI: NE PRANGA DJEMTE ANTI-REGJIM

Mithat Havari: I ati i Bleonës ishte ‘sigurims’, më ka arrestuar Në faqen 9