Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 7 Qershor 2016

DËSHTON “RAMA-BASHA” S’ka konsensus, drafti në Kuvend

TAKIMI 3 ORË/ KRYEMINISTRI: NUK E DUAN REFORMËN. PD: ‘KAPET’ DREJTËSIA DËSHTON “RAMA-BASHA” S’ka konsensus, drafti në Kuvend • Biseda për reformën në drejtësi, Rama merr Vasilin në tryezë. Reagon Berisha: Takimi bilateral u shndërrua në trilateral Nga VALENTINA MADANI Shtrënguan duart me njëri-tjetrin, por Edi Rama dhe Lulzim Basha as pas tri orësh bisedimesh nuk mundën dot që të gjejnë dakordësinë për miratimin e reformës në drejtësi. Ngërçi, siç edhe pritej, ishte propozimi i ‘vendeve të rezervuara’ në strukturat e larta drejtuese të gjyqësorit, një element që PD-ja dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kanë çmuar.... Në faqet 2-3 • Edi Rama: Nuk presim asnjë sekondë, reforma do të shkojë direkt në parlament. Besoj që PD nuk e do, por do ta votojë • Lulzim Basha: Pranojmë versionin e ‘vendeve të rezervuara’ në arkitekturën e drejtësisë. Aktet unilaterale do të dështojnë (Në foto:) Dy kryetarët e PS-PD, Edi Rama dhe Lulzim Basha dje gjatë takimit në Pallatin e Kongreseve dhe stafet e tyre
Edi Rama Lulzim Basha Vasili Sali Berisha Valentina Madani Kuvend Pallatin E Kongreseve

Një vepër e panjohur e Fan Nolit

Opinioni i Ditës Nga MOIKOM ZEQO Fan Noli, arkitekti dhe themeluesi i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare ka shqipëruar mrekullisht shumë nga Librat e Shenjtë të Biblës.... Një vepër e panjohur e Fan Nolit Vijon në faqen 20
Moikom Zeqo Fan Noli

“E diela pa makina”

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Në Tiranë tanimë është e detyrueshme të jetë çdo “e diel pa makina”. Sigurisht me urdhër nga lart, me policë të shumtë rrugorë... “E diela pa makina” Vijon në faqen 21
Kiço Blushi Tiranë

Astrit Kuka: Pensionet e reja, kush përfiton

Drejtori në Ministrinë e Mirëqenies Sociale shpjegon vendimin e ri: Si llogariten shtesat “Marrin më shumë ata që dolën me 60% para vitit ’96. Më i ulti shkon në 14.800 lekë” Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë “Për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve”, që i ka hapur rrugë rritjes së pagesës së pleqërisë për rreth 20 mijë pensionistë. Përmes tij, janë një sërë kategorish që do të përfitojnë shtesë nga 840- Nga OLA MITRE 4.000 lekë në muaj, ndërkohë që efektet financiare do të fillojnë nga data 1 qershor. Përfituësit kryesorë janë ata persona që kanë dalë në pension nga data 1 tetor 1993 deri më 31 dhjetor 1996, ndërkohë që drejtori i Inspektimit, të Marrëdhënieve të Punës dhe Dialogut Social në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Astrit Kuka shpjegon për “Gazeta Shqiptare” mënyrën e përllogaritjes së shtesës. “Në vitet 1993-1996, mënyra e llogaritjes së pensionit ka qenë.... Në faqen 11 Drejtori i Inspektimit në MMSR, Astrit Kuka
Ola Mitre