Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 8 Shtator 2016

LEGALIZIMET, SI DO TE BEHET VETEDEKLARIMI

VENDIMI/ PROCEDURA E RE PER DEKLARIMIN E FUNKSIONIT TE NDERTIMIT Shtëpi apo dyqan, përcaktimi do të bëhet me akt noterial. Fatura sipas destinacionit, kush nuk e depoziton, do ta paguajë si biznes (Në foto:) Ndërtime në Tiranë (foto ilustruese) Në faqe 9
Tiranë

Roli i Ombudsmanëve gjatë flukseve migratore

Opinioni i Ditës Nga IGLI TOTOZANI Të nderuar pjesëmarrës, ndihen i nderuar dhe kam kënaqësinë, që në cilësinë e Avokatit të Popullit të Shqipërisë dhe të Presidentit ... Roli i Ombudsmanëve gjatë flukseve migratore Vijon në faqen 22
Igli Totozani Shqipëri

Donald Lu: Fund lidhjeve të kriminelëve me politikën

“Arrestohen Al Kaponet shqiptare” Donald Lu: Fund lidhjeve të kriminelëve me politikën Ministri Saimir Tahiri në zyrën e Metës, dekreti për “kamerat” hyn në axhendë Nga DONALD LU Kur shërbeja në Kirgistan një dekadë më parë, një bos i krimit të organizuar ishte aq i fuqishëm saqë ngriti një tendë përballë portës së parlamentit dhe kërcënonte deputetët se po t’i dhunonte nëse nuk përmbushnin kërkesat e tij. Dy dekada më parë Në faqen 5
Donald Lu Saimir Tahiri Meta Kirgistan

“Mjeku u dënua me 1 vit burg, bëri 3 ditë”

INTERVISTA/ Babai i vajzës: Amnistia nuk shpëton ata që i ikin dënimit Apeli i Hekuran Beollarit: Drejtësi, më vdiq vajza 7 vjeçe në ambulancë Nga SONILA MUSAJ Ishte data 13 gusht i vitit 2012, kur një vogëlushe 7-vjeçare në atë kohë kishte të vjella dhe prindërit e shqetësuar për gjendjen e vogëlës vendosin ta dërgojnë në spitalin e Përmetit për t’i berë një serum. E.Beollari nga ora 04.00 e mëngjesit deri në orën 07.00 të datës 13.08.2012 mori vetëm dy serume, por të vjellat nuk iu ndalën. Në orën 8 mëngjesit në spitalin e Përmetit ka mbërritur mjeku pediatër Në faqen 11
Hekuran Beollari Sonila Musaj E.beollari Përmet