Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 13 shtator 2016

BLERIM ÇELA: RREFIMI IM PER “14 SHTATORIN”

INTERVISTA/ “REBELIM I DHUNSHEM NGA PD, JA GABIMET E BERISHES” “Isha i arrestuar kur vranë Azemin. Fajdet dhe aleanca me LSI ja humbën kredibilitetin Berishës. Basha, i aftë por i përzgjedhur” (Në foto): Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Blerim Çela. Pamjet nga ngjarjet e 14 shtatorit 1998 Në faqet 4-5
Blerim Çela Azemi Berisha Lulzim Basha

Opinioni i Ditës

Nga MENTOR KIKIA Ajo që ndodhi në Vatikan më 4 shtator ishte një ngjarje e madhe, historike për Shqipërinë. Natyrisht jo më shumë për fenë, ku ne... Vijon në faqen 20 Nënë Tereza, më e madhe si njeri sesa si shenjtore
Mentor Kikia Nënë Tereza Vatikan Shqipëri

I plagosuri me 4 plumba: Vrasja e Jakut, skenë filmash

INTERVISTA Atentati në Rrëshen, flet Gjergj Prenga I plagosuri me 4 plumba: Vrasja e Jakut, skenë filmash Ekzekutimi në kafene i zyrtarit të OSHEE, 50-vjeçari: Fati im, më tha “shtyhu pak” Nga XHENSILA KODRA Gjergj Prenga, 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë ish-kreut të OSHEE-së për Veriun, Saimir Jakut, rrëfen me detaje se çfarë ndodhi mëngjesin e së premtes në Rrëshen. ... Në faqen 9
Gjergj Prenga Saimir Jakut Xhensila Kodra Rrëshen Veriu

Dibra, Muharrem Rama 4 mijë vota mbi PD

Akuzat për manipulime, vëllezërit e kandidatit të PS-së ofruan vende pune ZGJEDHJET/ Pjerin Ndreu: Ca aleatë punuan kundër nesh. Lulzim Basha: Fitoi karteli i drogës Nga XHENSILA KODRA Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane arriti të mbajë Bashkinë e Dibrës, por këtë herë me një rezultat gati 10-fish më të lartë se kundërshtari. Rreth orës 18:00 të ditës së djeshme u mbyll edhe kutia e fundit, e 118-ta, e cila thelloi me 4.162 vota epërsi rezultatin e kandidatit të PS-së, Muharrem Rama kundrej atij të PD-së, Sherefedin Shehu. Në një krahasim me zgjedhjet e një viti më parë, diferenca mes kandidatëve ishte vetëm 456 vota, në favor të Shukri Xhelilit. Kryeministri Edi Rama, në një reagim në “FB”, pas pyetjes së drejtuar nga “GSH”, falënderoi zgjedhësit dibranë për zgjedhjen që i bënë kandidatit të ASHE-së. “FALEMINDERIT!” Në faqet 2-3
Pjerin Ndreu Lulzim Basha Sherefedin Shehu Shukri Xhelili Edi Rama Dibër Shqipërinë Europiane

PROJEKTLIGJI/ 3 KATEGORITE E REJA

BANESAT SOCIALE, KUSH DO PERFITOJE 10% TE KREDISE SUBVENCION NGA QEVERIA Në faqen 11

ARSIMI

Sot nis viti i ri shkollor, vijon radha për blerje librash Në faqen 6

ADMINISTRATORI I FALIMENTIT TE BelleAir sh.p.k

belleair Shpk, Shoqëri në Faliment ADMINISTRATORI I FALIMENTIT TE BelleAir sh.p.k Njofton Shpalljen e Ankandit të I-rë të Pasurisë Në faqen 10