03/11/2017
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 nëntor 2017

TOKË ME LIGJIN 7501, PROCEDURA PËR TAPITË

ZBARDHET VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NDRYSHOJNË AFATET PËR CERTIFIKATEN “Regjistrim vendimeve që janë marrë nga gjykatat. Tokat e lira i kalojnë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Vlefshmëria e tokave bujqësore...” (Në foto) Toka bujqësore Në faqen 6

Himara debat në Kuvend, Basha i nxjerr videon, Rama: Kërceni palikarin

Debatet në Kuvend, ja çfarë u tha... OSBE thirrje partive: Të nisë menjëherë reforma zgjedhore. Nuk duhet të ketë vonesa Nga VALENTINA MADANI Parlamenti për afro 4 orë u përfshi dje nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen e Himarës dhe situatën e krimit në vend. Debati nisi mes kryeministrit Edi Rama dhe ... Në faqet 2-3

“Ushtarakët e SHISH, përfitojnë mbrojtje”

Qeveria miraton pagesat për familjarët nëse ka aksidente e humbje të jetës në punë Kriteret për përfitimin e ndihmës financiare për 2 institucionet Nga ORNELA MANJANI Qeveria përcakton kriteret edhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit e ASM (Punonjësit Civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes). Garancia vjen nga vendimi i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare në rast vdekjeje, sëmundjeje ose fatkeqësie për këta punonjës. Ky vendim vjen pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe si një detyrim për... Në faqen 7

Opinion i Ditës

Ditët e fundit ish-kryeministri i shkarkuar i rajonit autonom të Katalonjës, Carles Puigdemont ka ardhur këtu në Bruksel, jo për azil politik, ... Vijon në faqen 18

Marks, Hygo, Puigdemont... mërgimtarë në Bruksel

Nga JORGJI KOTE Marks, Hygo, Puigdemont... mërgimtarë në Bruksel Vijon në faqen 18

Jeta e rrezikshme e gazetarit

Dje në “Deutsche Welle” 530 gazetarë të vrarë. Vetëm midis viteve 2012 dhe 2016. Këtë shifër e publikoi UNESCO në një raport paraprak për “Report World Trend in Freedom...” Nga JULIA VERGIN Jeta e rrezikshme e gazetarit Vijon në faqen 19

Gjykata e Katanias lë në burg Habilajn e 5 bashkëpunëtorët: Trafikuan drogë

DETAJET E REJA Në faqen 8

Presidenti: Respekt ndaj gazetarëve, askush të mos i intimidojë në punë!

DHUNË NDAJ MEDIAS Në faqen 5

Drejtësia shkarkon kreun e Hipotekave, Dvorani: Jam në punë, s’kam njoftim

EMERIMI PARA 2 MUAJSH Në faqen 4

Ish-të përndjekurit, lista e përfituesve të dëmshpërblimit nga kësti i I e i II

DOKUMENTET Në faqet 14-15

Lotaria Amerikane, Kongresi nis shqyrtimin për mbylljen e programit

DETAJET PAS TERRORIT Në faqen 11