Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 9 Maj 2017

URDHRI I AHMETAJT: SI DO FSHIHEN DETYRIMET

UDHËZIMI I PLOTË PËR 140 MIJË AUTOMJETE QË PËRFITOJNË NGA AMNISTIA Ministri: Nga makinat që shkojnë për skrap, deri tek ato që mund të qëndrojnë sërish në punë. Shembuj konkretë për përllogaritjen e pagesave (Në foto) Trafik makinash në Tiranë Në faqen 6
Ahmetajt Tiranë

Hapen kreditë e buta, Veliaj: Përfitojnë 1 mijë familje

Interesat për 20 vjet i paguan bashkia Njëzet dokumentet që duhet të dorëzoni për të aplikuar dhe të ardhurat sipas anëtarëve Rreth 1 mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë shumë shpejt kredi të buta. Bashkia e Tiranës nisi sot zbatimin e programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar. Ndryshe nga programi i deritanishëm ku kreditë e buta ishin me afat 30-vjeçar, ... Në faqen 7
Veliaj Tiranë

74-vjeçari vret gruan, “feston” me raki pranë kufomës

Policia: Autorin e “tradhtoi” arma. I moshuari u shpëtoi 12 atentateve Xhilaj u martua 5 herë. Para 17 vitesh vrau bashkëshorten e 4-t Nga SENAD NIKSHIQI Një 74-vjeçar nga Shkodra ka vrarë bashkëshorten me çifte dhe më pas është ulur në verandë duke pirë raki derisa ka shkuar policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Guci e Re në njësinë administrative Rrethina. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se pas një sherri familjar, i moshuari Beqir Xhilaj ka marrë çiften që e mbante me leje dhe e ka qëlluar gruan e tij me 4 plumba. Për pasojë ... Në faqen 9
Senad Nikshiqi Beqir Xhilaj Shkodër Guci E Re Rrethina

Përse në Shqipëri nuk kanë hyrë kompani “lowcost”?

Opinioni i Ditës Nga FELIKS BACI & ILIR MEHMEDI Duke marrë shkas nga debate të shumta mbi këtë temë dhe për të hedhur sado pak dritë në zbardhjen e këtij “absurdi”, mendova parashtroj disa argumente ... Përse në Shqipëri nuk kanë hyrë kompani “lowcost”? Vijon në faqet 20-21
Feliks Baci Ilir Mehmedi Shqipëri

Basti i zgjedhjeve pa opozitën

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Kryeministri tha në komunikimin javor të së dielës, se nuk e pret me opozitën dhe se në zgjedhjet e 18 qershorit do shkohet edhe pa të. Nuk është hera e parë, ... Basti i zgjedhjeve pa opozitën Vijon në faqen 21
Mimoza Koçiu Kryeministri

‘Furtunë’ në Polici, ikin kreu i Rrugores, i “Shqiponj[a]” dhe 4 shefa komisariatesh

—SHKARKIME EDHE NË RRETHE— ‘Furtunë’ në Polici, ikin kreu i Rrugores, i “Shqiponja” dhe 4 shefa komisariatesh Në faqen 8

OFERTE PUNE

“GAZETA SHQIPTARE” kërkon të punësojë AGJENT MARKETINGU. Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e telefonit: 068 20 74 397 dhe 068 80 87 323. e-mail: almasmotiha@hotmail.com donaldaxhuvnga@gazetashqiptare.com