08/10/2018
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 tetor 2018

PERGJAKEN RRUGËT, VDESIN DY TË RINJ

AKSIDENT I RËNDË NË SURREL HUMB JETËN 38-VJEÇARI FLORENC VISHKURTI Ngjarje e rëndë edhe në Lushnjë, shuhet 35-vjeçarja Durra. Në Përrenjas përplasen me makinë 4 gjyqtarë futbolli, FSHF shtyn ndeshjen (Në foto) Ndërhyrja e zjarrfikëve për të nxjerrë nga makina të aksidentuarit, dje në Surrel. Vendi ku ndodhi ngjarja Në faqen 8

Edi Paloka: Rama rrëzohet me dhunë, popullin s’e bëjmë “mish për top”

INTERVISTA Deputeti: Nuk bojkotojmë zgjedhjet, po shohim kandidatët Edi Paloka: Rama rrëzohet me dhunë, popullin s’e bëjmë “mish për top” Nënkryetari i Kuvendit: Hapat e parë që do të ndërmarrim sapo opozita të vijë në pushtet Nga VALENTINA MADANI Edi Paloka, nënkryetar i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bërë pakt me krimin, ndaj shprehet i sigurt se ai mund të rrëzohet vetëm përmes dhunës. Por sipas tij, kjo nuk do të thotë që opozita do të bëjë popullin “mish për top” siç bëri Edi Rama... Në faqet 4-5

Dalin pseudonimet për Peshkopinë: “Besniku”, “Rubiku”, “Lisi”...

Zbulohet dokumenti i rrallë ku gjeneral-major, Rexhep Kolli informon Hysni Kapon “S’janë ndjekur përpunimet ndaj Zija Tafçiut, Jaruk Salihut, Xhevdet Hunës e Qazim Strazimirit” Nga DASHNOR KALOÇI Nisur edhe nga pozita gjeografike që kishte rrethi i Peshkopisë në veri-lindje të vendit, duke pasur një brez të gjatë të vijës kufitare me shtetin fqinj të ish-Jugosllavisë, edhe vëmendja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit ishte shumë më e madhe nga rrethet e tjera të vendit që nuk mbartnin atë problematikë që kishin rrethet kufitare. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një sërë dokumentesh arkivore me siglën “Tepër Sekret”... EKSKLUZIVE Në faqet 10-11

Beteja e Tëndës së Qypit, Presidenti Meta: Dimri i fundit i pushtuesve

VIZITA NË SKRAPAR Në faqen 2

Analiza e Ditës

Një zhvillim real brenda përmbajtjes së rendit botëror, ka evidentuar disa probleme të mprehta, shqetësime reale e pikëpyetje të natyrshme. Këto zhvillime... Nga VASIL KURETA SHBA-Kinë vetëm luftë tregtare? Vijon në faqen 19

Opinioni i Ditës

Kam kohë që kam dashur të shkruaj diçka për gratë shkrimtareve dhe artisteve që kam njohur në vite, qysh nga rinia ime... Të shkruaj diçka për to, në përkujtim të tyre... Nga SULEJMAN MATO Cilat ishin ato, gratë e shkrimtarëve dhe artistëve? Vijon në faqen 20

Lihen 1 muaj në burg Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato, avokatët: S’ka fakte

VRASJA NË BLLOK Në faqet 6-7

Opozita braktis Këshillin Bashkiak, Halimi: Po diskutojmë djegien e mandateve

INTERVISTA Në faqen 9

Ëndrra amerikane, ambasada: Kujdes, ja ku duhet ta plotësoni aplikimin tuaj

KËSHILLAT Në faqen 17

Ylli Merja: Si të kuroni mykun me bimë mjekësore. Përdorni rigonin e mushmollën

KANCERI I GJIRIT, SHENJAT E TRAJTIMIT KANCERI I GJIRIT, SHENJAT E TRAJTIMIT Ylli Merja: Si të kuroni mykun me bimë mjekësore. Përdorni rigonin e mushmollën Suplement