06/02/2019
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 shkurt 2019

EMRAT, TË PËRNDJEKURIT QË MARRIN DËMSHPËRBLIMIN

QEVERIA RILLOGARIT MASËN E PËRFITIMIT FINANCIAR PËR TRASHËGIMTARËT Publikohet vendimi me listën e korrigjuar me shumat që përfitojnë ish-të dënuarit politikë. Të dhënat për çdo dosje, kush mori letra me vlerë (Në foto) Ish-të përndjekur (foto ilustruese) Në faqet 8-10

Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e Metës për kadastrën, ku “ndahen” PS e PD

DEBATE Në faqen 2

Ditës

Opinioni Dara rreth katër muajsh, kur ende rrugët në bjeshkët e Tropojës ishin të hapura, ndërmora një udhëtim në Dobërdol, që është një ndër perlat alpine ... Vijon në faqen 20

Kur taksat shndërrohen në vjedhje nga ana e shtetit

Nga ADRI NURELLARI Kur taksat shndërrohen në vjedhje nga ana e shtetit

Diaspora dje dhe sot, për Shqipërinë

Opinioni Ditës Opinioni Ditës Nga ANDON ANDONI Duke shfletuar dokumente të ndryshme të historisë sonë të para njërqind viteve, duket sheshit se kontributi i shqiptarëve të diasporës, kryesisht i atyre ... Vijon në faqen 21 Diaspora dje dhe sot, për Shqipërinë

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, gjenden maskat dhe armët në makinën e atentatit

Grupi i hetimit: Autorët lanë gjurmë Ekzekutimi i 50-vjeçarit/ Policia gjen shenja gishtash në automjetin me targa të vjedhura TIRANË-Një javë pas ekzekutimit me kallashnikov të ish-efektivit të policisë, Arben Bilali, zbardhen detaje të reja. Sipas burimeve të TV “Klan”, mësohet se personat që qëlluan nga makina e zezë me targa të huaja mbi 50-vjeçarin në zonën e Selitës në kryeqytet kanë qenë të maskuar. Dy maskat e tyre dhe armët e krimit, dy automatike ... Në faqen 11

Pasaporta e viza false, si u arratis kreu i trafikantëve, Dritan Gramozi

DËSHTON OPERACIONI Në faqen 6

Kreu i Bundestagut, Ruçi-Ballës: Shqipëria në BE

Lobimi për integrimin: Kryetari i parlamentit gjerman, mik i madh i vendit tonë Kreu i grupit parlamentar të PS: Gjermania, pro hapjes së negociatave Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nisen dje për vizitën lobuese me parlamentet e vendeve anëtare të BE-së për çeljen e negociatave në qershor 2019. Gjatë takimit me Presidentin e Bundestagut gjerman, Schauble, kreu i Kuvendit, Ruçi, e vlerësoi atë si “një mik të madh të Shqipërisë” dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Bundestagut, qeverisë, Kancelares Merkel dhe atij personalisht, në kuadër të vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin ... Në faqen 2

VIP-at shqiptarë që u njohën me dashurinë e jetës në vendin e punës

HISTORITË Suplement

Parise, italiani që vlerësonte Shqipërinë në gazetën “Corriere”

HISTORIA Në faqet 18-19

Meta në Senatin e SHBA: Ndryshimi i vetëm i kufijve në rajon, zgjerimi i BE

PRESIDENTI Në faqen 3