07/02/2019
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 shkurt 2019

BURRI MBYT GRUAN DHE PRET DAMARËT E DUARVE

KRIMI NË VLORË / 57-VJEÇARI RËNDË NË SPITAL. FQINJËT: ISHTE XHELOZ Nëna e 4 fëmijëve ndërron jetë në shtëpi. Dy vite më parë, Teodor Lera i çau kokën, Eva e fali për hir të fëmijëve. Ai nuk punonte, familjen e mbante ajo (Në foto) Eva me bashkëshortin Teodor Lera. Policia në vendin e ngjarjes Në faqen 9

A është Ballkani në rrezik të ndonjë konflikti ushtarak?

Opinioni i Ditës Nga MUJË BUÇPAPAJ Siç raporton radio “Evropa e Lirë”, e cila u referohet burimeve të Inteligjencës Amerikane, Ballkani Perëndimor është në rrezik të ndonjë konflikti ushtarak... A është Ballkani në rrezik të ndonjë konflikti ushtarak? Vijon në faqet 20-21

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Opinioni i Ditës Nga ARMAND SHKULLAKU Me vetëm tri fjalë të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa gjithë farëlloj aksione opozitare ... Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti Vijon në faqen 21

Pranga 4 zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, hetimi: Abuzuan me tenderat

Sistemi elektronik në gjykata, 12 nën hetim Pranga ish-sekretares së Përgjithshme, Juliana Hoxha dhe drejtorit. Prokuroria: Dëm miliona euro Nga KLODIANA LALA TIRANË - Hetimet më shumë se njëvjeçare të Prokurorisë së Tiranës shkaktuan një furtunë të vërtetë në Ministrinë e Drejtësisë. Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të këtij institucioni u vunë në arrest, pas dyshimeve për ... Në faqen 8

Kufijtë e Kosovës me Serbinë, Thaçi nga SHBA: Putin më ka dërguar mesazh

PRESIDENTI Në faqen 16

Fullani merr post në bankën qendrore malteze, mediat: U shkarkua e u arrestua

ISH-GUVERNATORI Në faqen 7

Lista e tretë, infermierët në Durrës, Kukës, Fier e Gjirokastër

KUSH KALOI TESTIN Në faqet 12-13

“S'je gjeneral, por ushtar”, debatet e opozitës me Sandër Lleshajn në komision

PËRPLASJA E PLOTË Në faqen 2

Ultimatumi i Bashës: Rama, afat deri në 15 shkurt

PD mbledh grupin parlamentar: Betejë me qytetarët dhe në parlament “Të ikë nga karrigia që i falën kriminelët. Duam qeveri tranzitore” Aksioni opozitar ishte dje në qendër të mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve. Krahas takimeve me elektoratin në bazë, në prag edhe të protestës së 16 shkurtit, opozita do ta vijojë betejën politike edhe në parlament. Ata vendosën që edhe sot do të fokusohen tek aferat e qeverisë, ku sërish do të kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore që t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira. Kreu i PD, Lulzim Basha, më pas vijoi takimet në kuadër të protestës së 16 shkurtit. Basha ishte në Vorë, ku u takua me qytetarë të ndryshëm ... Në faqen 4

“Kalo nga Kakavija”, “është bërë keq”, përgjimet e trafikut drejt SHBA dhe BE

BISEDAT E DRITAN GRAMOZIT Në faqen 5