PERGJIMI I TRAFIKUT: MI NIS EUROT
Operacioni antirashash, 21 veta në qeli
DOSJA/ PROKURORIA ZBARDH BISEDAT, TRAFIKANTËT FSHIJNË ADRESAT “HIQE FACEBOOKUN PATJETËR”
• Zbulohet se i arrestuan xhaxhain, telefonata e trafikantit: Bo bo, ndonjë spiunllëk • Truri i grupit në operacionin “Limit”, ende në kërkim. Fara e kanabisit merrej në Holandë TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda dje ka caktuar masën e sigurisë për 24 personat e arrestuar në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Limit”. Gjykata ka lënë në burg 21 prej të arrestuarve, ndërsa ka liruar 3 të tjerë, duke caktuar për ta masën “arrest shtëpie”, për arsye shëndetësore ... Vijon në faqet 2-3
(Në foto:) Pamje nga arrestimet në kuadër të operacionit “Limit”
Agjencia e Kadastrës: Ja si do të realizohet verifikimi i tapive
ÇËSHTJA E PRONAVE
Në faqen 9
Kartëmonedha dhe qind lekëshe (dy mijë lekë të vjetra) ishte bërë si leckë nga përdorimi. Një pjesë, ato të grisurat në ndonjë anë a në mes, përdoreshin ...
Opinioni i Ditës
Vijon në faqen 21
Kartëmonedhat e reja
Nga FATOS ÇOÇOLI Kartëmonedhat e reja Vijon në faqen 21
Pse vendosi për një spot të zhveshur në pishinë? Një provokim që nga pas ka një histori gazetareske dhe politike, ndryshe nga ç'do ide mund të keni pasur në kokë kur e hasët në ...
Intervista e Ditës
Vijon në faqen 22
Emisioni dhe e vërteta e Sokol Ballës: Zoti e di kur ndalon
Nga MIRA KAZHANI Emisioni dhe e vërteta e Sokol Ballës: Zoti e di kur ndalon
Socialdemokratët gjermanë: Negociata me kushte
Rama: Operacioni antiinformalitet nuk ndalet. Bardhi i PD: Jo pazare me PS
BE jep 94 milionë euro për reformën në drejtësi, luftën kundër krimit e korrupsionit
Në Bundestagun gjerman janë shtuar zërat për një votim pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ky votim duket se do të jetë me kushte. Deputeti socialdemokrat, Christian Petry i tha “Deutsche Welle”-s pas takimit të kryeministrit Edi Rama pati me kancelaren dhe deputetë të Bundestagut, se po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator, parlamenti gjerman të votojë për një “po” të kushtëzuar. Socialdemokratët dhe të gjelbrit kanë qënë ... Në faqen 4
Korça
BEER ... edhe sot më e mira