16/03/2019
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 mars 2019

BASHA: SOT, TAKIM ME HISTORINË. RAMA: VAZHDOJMË DERI MË 2021

OPOZITA PROTESTON SOT PARA KRYEMINISTRISË, KRYEMADHI: RAMA NË IKJE PD-LSI organizojnë tubimin para zyrës së kryeministrit, ja masat ekstreme të marra nga policia. Deputeti gjerman: Edhe qeveria mban përgjegjësi (Në foto) Kryeministri Edi Rama, dje në Berat. Protesta e opozitës para Kryeministrisë, më 16 shkurt Në faqet 2-4

Debati për dialogun, ende midis reales dhe ideales

Opinioni i Ditës Debati mbi dialogun me Serbinë ende vazhdon të jetë i mbushur me emocione e iluzione e nuk po merr trajtimet e duhura realiste që do duhej të merrte. Fatkeqësisht... Nga ADRI NURELLARI Debati për dialogun, ende midis reales dhe ideales Vijon në faqen 20

Në dorë të popullit opozitar

Opinioni i Ditës Sot opozita reale e vendit mbledh “kuvendin” e saj. Në rrugë. Përballë Kryeministrisë. Në protestë. Sot të gjithë shqiptarët mbajnë frymën tek ajo çfarë do të ndodhë përpara... Nga FATOS ÇOÇOLI Në dorë të popullit opozitar Vijon në faqen 21

SHBA: Protesta e opozitës, tregoni vetëpërmbajtje, dhuna e paligjshme

REAGIMI I AMBASADËS Në faqen 4

Universiteti i Tiranës, zbardhen kriteret e pranimit në 6 fakultete

Ja sa do të vlerësohet nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore Kushtet që duhet të plotësojnë maturantët Nga VOLTIZA DURO Brenda pak muajsh do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore për mijëra maturantë në mbarë vendin, çka do të hapë rrugëtimin akademik për ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga vetë universitetet... Në faqet 8-9

Terrorizmi anti-islamik, vriten 49 besimtarë brenda në xhami

ZELANDË E RE Në faqen 7

Pronat, 6 mijë dosjet që iu është njohur e drejta për kompensim

FATURA FINANCIARE Në faqet 10-11

Zbulohet dënimi, Ylli Shehu rrezikon mandatin

Deputeti më i ri i LSI-së rezulton i dënuar për kontrabandë dhe falsifikim Futi ‘BMW’ me dokumente të rreme zhdoganimi. Reagimi: S’kam gjë për të fshehur Ylli Shehu, deputeti i ri nga lista e LSI-së, i cili u betua në Kuvend më 4 mars, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ, një dënim për kontrabandë, falsifikim të dokumenteve dhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve. Vendimi për dënimin e tij mban datën 18 nëntor 2008 dhe është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. “News24” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Korçës, që e gjen fajtor Shehun, i cili si dënim duhej të paguante 600 mijë lekë të rinj, për të tri veprat... Në faqen 5

Letra publike e Kim Mehmetit: Vlerat e rralla janë si shkëmbinjtë

MESAZHI I SHKRIMTARIT Letra publike e Kim Mehmetit: Vlerat e rralla janë si shkëmbinjtë Në faqen 12

Rikthehet Bledi Strakosha, një ‘reality show’ për të njohur VIP-at

“BLUETOOTH” INTERVISTA Suplement