27/02/2019
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 shkurt 2019

“BETEJË” PARA KUVENDIT, 3 ORË FLAKË E PËRPLASJE

OPOZITA PROTESTON, DIGJEN GOMA: “RAMA IK” DHE “POSHTË KOMUNIZMI” “BETEJË” PARA KUVENDIT, 3 ORË FLAKË E PËRPLASJE Basha: Policia bandë kriminale, mosbindje civile nga jugu në veri. Kryemadhi: Hajdutët kanë frikë. Rama: Do e vazhdoj kontratën me votuesit deri në fund (Në foto) Protesta e djeshme e opozitës para parlamentit Në faqet 2-3

ATP çel fondin, si ndahen 2.5 milionë euro për pronarët, emrat që përfitojnë

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje Shpërndahen 1 mln euro shtesë për familjet që kanë kërkuar kompensim të përshpejtuar Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 141 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfituese, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale. Pronarët përfitojnë deri më tani kompensimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme... Në faqen 7

Shuhet Sadije Agolli, historia e njohjes me Dritëroin

In memoriam/ Fotografitë e rinisë, mesazhet dhe homazhet e miqve të familjes Malli për bashkëshortin dhe plani që la në mes, vdes e veja e shkrimtarit Nga FATMIRA NIKOLLI Unë e kam ndierë shumë mungesën e tij, e doja që të kisha mendimin e tij. Për çdo gjë unë flisja me të”. Vetëm në fillim të muajit, Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit Dritëro Agolli fliste kështu për mallin 2-vjeçar për të shoqin. Në përvjetorin e ikjes së tij, ajo ndjente se kjo mund të ishte intervista e saj e fundit dhe “linte amanet”, që shtëpia e tij të kthehej muze, siç parashihte një projekt i Bashkisë së Tiranës. I ishte dashur shumë kohë të pranonte... Në faqen 18

LISTA EMËRORE

Të përndjekurit, dokumentet që mungojnë në dosjen e çdo aplikanti Në faqet 10-12

SHKODËR

Vranë të riun pas sherrit për kapele, dënohen me 20 vite burg dy autorë Në faqen 8

CERTIFIKATË E PRONËSISË

Drejtori i ZRPP: 31 mijë ndërtime marrin hipotekën brenda korrikut Drejtori i ZRPP: 31 mijë ndërtime marrin hipotekën brenda korrikut Në faqen 6

SHOWBIZZ

VIP-at kosovarë që kanë marrë nënshtetësi të Shqipërisë Suplement

KREU I GRUPIT TË PS

Balla në “News 24”: PS nuk blen vota, Dako meriton të kandidojë sërish Balla në “News 24”: PS nuk blen vota, Dako meriton të kandidojë sërish Në faqen 4