01/06/2020
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 qershor 2020

DESHTON TRYEZA E REFORMES, PS: I KEMI VOTAT NE KUVEND

NDERMJETESIMI I SHBA, KESHILLI POLITIK NUK GJEN MARREVESHJE NE MESNATE PD paraqit draftin për qeveri tranzitore. Bylykbashi: KQZ-ja s’mund të jetë pronë e PS-së. Gjiknuri: Kishim një dakordësi, opozita hoqi dorë në momentin e fundit (Ne foto) Keshilli Politik i reformës zgjedhore, mbrëmë pas tryezës Në faqet 2-4

S*** k***, epitafi i moralit të shoqërisë sonë

Opinioni i Ditës Bashkë me gjëmimet e shiut të këtij fundmaji, as kronika e zezë nuk harroi të gjëmonte. Sërishmi në fokus një e re, e mitur, e përdhunuar... Vijon në faqen 20 Nga ELSA SKËNDERI RAKIPLARI S*** k***, epitafi i moralit të shoqërisë sonë

Zgjedhjet e reja në universitete kanë shijen e një tragjedie

Opinioni i Ditës Do të doja t’i radhisja në fillim të shkrimit të gjitha tagret që mund të më jepnin të drejtën për të folur për problemet e universiteteve. Së pari, si njeri publik,... Vijon në faqen 23 Nga NDRIÇIM KULLA Zgjedhjet e reja në universitete kanë shijen e një tragjedie

I moshuari që abuzoi me 15-vjeçaren, e futi në kurth duke shkruar në mure “k...”

65-vjeçari e përndiqte që në klasën e 8 Roja e shkollës e filmoi aktin me të miturën. Altin Hazizaj: Videon e hodhën në internet Nga DORJANA BEZAT Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 15-vjeçaren në Babrru të Tiranës. Roja i shkollës, i cili paguhej për të garantuar sigurinë e nxënësve, e ka ngacmuar seksualisht... Në faqet 6-7

Emrat, kush e përfiton “pagën e luftës”

Lista e dytë/ Të punësuarit dhe ish-të punësuarit që marrin paratë 63 mijë personat që kanë të drejtë të aplikojnë për 40 mijë lekëshin Nga ORNELA MANJANI Personave që janë larguar nga puna nga 1 marsi deri në 17 maj, do t’u jepet mundësia për të aplikuar për përfitim të pagës 40 mijë lekë, si pjesë e paketës të dytë financiare. Aktualisht me paketën e dytë për rastet e largimit nga puna me formularin ESIG27 para datës 12 mars dhe pas datës 10 prill te bizneset e mëdha, nuk lejohet të kryhet aplikim për ndihmë, për shkak të këtij afati të përcaktuar me vendim. ... Në faqet 10-11

“Traumë kolektive”, Fatos Lubonja: Prishja e Teatrit, akt talebanizmi

INTERVISTA “Traumë kolektive”, Fatos Lubonja: Prishja e Teatrit, akt talebanizmi Në faqen 19

Ish-të përndjekurit, emrat e 10.600 trashëgimtarëve që marrin paratë

DEMSHPERBLIMI Ish-të përndjekurit, emrat e 10.600 trashëgimtarëve që marrin paratë Në faqen 22

Këshillat e neuro-pediatres: Si të ‘kurojmë’ dominancën mikse tek fëmijët

“LIFE PAGES” Këshillat e neuro- pediatres: Si të ‘kurojmë’ dominancën mikse tek fëmijët Në faqen 9

Ylli Merja: Kurimi i anemisë më i thjeshtë nga se e kishit menduar

MJEKU POPULLOR Ylli Merja: Kurimi i anemisë më i thjeshtë nga se e kishit menduar Në faqen 15