06/11/2020
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 nëntor 2020

//DO HEQIM TAKSEN E BIZNESIT TE VOGEL/, RAMA: FITOJME ZGJEDHJET

BUXHETI NË KUVEND/ TAULANT BALLA: 53 MILIONË EURO SHTESË PËR REFORMËN NË DREJTËSI Ahmetaj: Buxheti i rimëkëmbjes, po i përgjigjemi krizës. Anila Denaj: Vitin që vjen 5.5% rritje ekonomike. Sherri në seancë, Ruçi përjashton 10 ditë Alimadhin (Në foto) Kryeministri Edi Rama, deputeti Taulant Balla dhe ministrja Anila Denaj, Duke folur dje në Kuvend Në faqen 5

E drejta për të qenë njëkohësisht europian, shqiptar dhe mysliman

Opinioni i Ditës Një shqiptar vrau parmbrëmë në Vjenë tetë veta, në një sulm “terrori islamik”. Fjala mund të trishtësoshte edhe më: një shqiptar, mysliman, ... Nga VETON SURROI E drejta për të qenë njëkohësisht europian, shqiptar dhe mysliman Vijon në faqen 20

Mësimet nga gara amerikane

Opinioni i Ditës Nuk ka rëndësi kush do të fitojë në garën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ne kemi një garë tonën gjashtë muaj më vonë, ... Nga FATOS ÇOÇOLI Mësimet nga gara amerikane Vijon në faqen 21

Thaçi dorëhiqet si president i Kosovës dhe burgoset në Hagë, akuzë për krime lufte

Gjykata: Vrasje civilësh gjatë luftës Të paraburgosur edhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dje dorëheqjen pasi Gjykatësi i procedurës paraprake i dhomave të specializuara, konfirmoi aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj tij. Thaçi nënvizoi se do të bashkëpunojë me drejtësinë, por historia nuk ndryshon.... Në faqen 6

Basha në Ishëm: Askush s’do mbetet pa shtëpi

Kryetari i PD-së me të dëmtuarit nga tërmeti: Qeveria po vjedh ndihmat “Kemi dy prioritete, shëndetin dhe ekonominë që shkatërroi pandemia” Nga VALENTINA MADANI Lideri i opozitës, Lulzim Basha ishte dje në Ishëm të Durrësit, nga ku u njoh me problemet me të cilat përballen banorët që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nën- torit. Përballë shqetësimit të familjeve që ende jetojnë në çadër, Basha ka premtuar se pas 25 prillit asnjë qytetar nuk do të mbesë pa shtëpi. “Pas 25 prillit ju do merrni paratë që u ngrit gjithë bota e i dha, dhe që sot po vidhen. Po t’i vëmë fre vjedhjes... Në faqen 5

Rekord infektimesh nga koronavirusi, 421 të prekur të rinj në 24 orë

PANDEMIA Në faqen 11

Dyshimi, atentati me 5 plumba te ura e Tapizës kishte si shënjestër Durim Bamin

HETIMET Në faqen 4

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov: Konflikti me Armeninë për rajonin e Nagorno Karabakh

INTERVISTA Në faqet 14-15

Raporti i OSBE për zgjedhjet në SHBA: Procesi i drejtë dhe i pamanipuluar

BIDEN DREJT FITORES Në faqen 21

“Infermiere” për Shqipërinë”, zbardhen emrat e infermiereve që pritet të punësohen

LISTA E RE PER 4 RAJONET Në faqen 12