09/12/2020
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 dhjetor 2020

POLICIA VRET 25-VJEÇARIN, DYSHIMI: U SHKEL LIGJI, NUK ISHTE VETËMBROJTJE

SHKELI "OREN POLICORE"/ VRITET KLODJAN RASHA, ARRESTOHET POLICI QË QËLLOI 2 HERË I ati i viktimës: Im bir nuk kishte armë, dua drejtësi. Lulzim Basha viziton familjen e viktimës: Të vihen para përgjegjësisë ata që qëlluan dhe drejtuesit e policisë (Në foto) Viktima, Klodian Rasha; Kreu i PD-së Lulzim Basha dje në familjen e 25 vjeçarit të vrarë nga policia. Babai i Klodianit Në faqet 4-5

Meta: Doni një president që mbyll gojën? S’ja lejoj vetes

PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE, "PATRIOTIKE" Në faqen 3

Disa rreziqe pas fitores së Biden

Opinioni i Ditës Nga ARBËR ZAIMI Fitorja e Joe Biden-it në garën presidenciale në SHBA është lajm i mirë. Më në fund shqiptarët nuk do të jenë aq të parëndësishëm për administratën amerikane,... Disa rreziqe pas fitores së Biden Vijon në faqen 20

Shqipëria do të shkojë në Botërorin e Katarit

Opinioni i Ditës Nga ERVIN BAKU Të hënën u hodh në Zyrih shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I të eliminatoreve të Botërorit... Shqipëria do të shkojë në Botërorin e Katarit Vijon në faqen 21

"Zbardhëm vrasjen e Vajdin Lamajt", SPAK: Nën akuzë Lul Berisha, Shullazi e 4 të tjerë

Ja kush e vrau Klodian Saliun më 2005 Berisha në kërkim ndërkombëtar: Nuk i kam vrarë unë Saliun dhe Lamajn, sulm politik SPAK ka zbardhur dy atentate mafioze të ndodhura para 15 vitesh. Ngjarja e parë është ajo e vrasjes së Klodian Saliut, një ish-anëtar të bandës së Durrësit, i njohur dhe si biznesmen, kurse vrasja e dytë e zbardhur është ajo e biznesmenit Vajdin Lamaj në Tiranë. Për dy vrasjet SPAK ka lëshuar 6 urdhër-arreste. Mësohet se GJUKOK ka caktuar masat e sigurimit... Në faqen 7

U lirua vjet nga burgu, arrestohet në Tiranë Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt

OPERACIONI Në faqen 6

Basha: Posti i kryeministrit, vetëm 2 mandate

Kryetari i PD premton para të rinjve kufizim të pushtetit të kreut të qeverisë Dhjetor ’90/ “Ndryshimi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm prej rinisë” Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në kuadër të 30-vjetorit të Ditës Kombëtare të Rinisë ka bërë zotimin e tij publik, se pas ardhjes së tij në pushtet do të kufizojë në vetëm dy mandate postin e kryeministrit. “Sot marr një zotim të veçantë, që është kufizimi i pushtetit dhe mandatit të kryeministrit. Kufizimi në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit, të kreut të ekzekutivit”, - tha Basha. Sipas Bashës, një politikan nuk jep dot më shumë se 8 vite në pushtet..... Në faqen 2

Koronavirusi nuk ndalet, 753 raste të reja dhe 14 humbje jete brenda 24 orësh

PANDEMIA Në faqet 8-9

Agjencia e Kadastrës, 1206 pronarët që duhet të paguajnë tokën

EMRAT Në faqet 16-18

Zbardhen emrat e infermierëve që pritet të punësohen

KANDIDATËT Në faqet 10-11