26/03/2021
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 mars 2021

PD HAP FUSHATËN ELEKTORALE NË SHESH, BASHA: NDRYSHIMI PO VJEN

Fjalimi i Flutura Açkës: Ose të ndërçim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Bashkëshortja e Bashës dhe dy vajzat i bashkohen në skenë. Flasin Andi Lila e Neritan Liçaj OPOZITA MBLEDH MBËSHTETËSIT NË SHESHIN “NËNË TEREZA”: MISIONI YNË: HYJNOR, FUTJA E SHQIPËRISË NË BE (Në foto) Kreu i opozitës, Lulzim Basha, dje në sheshin “Nënë Tereza” Në faqen 3

Dhjetë sugjerime qeverisë së re të Kosovës për dialogun

Opinioni Ditës Nga VETON SURROI Sikur të mos ishin kaluar dhjetë vjet, Kosova me qeveri të re sërish ballafaqohet me “dialogun”. Ja disa pika për debat. Dhjetë vjet pas fillimit të “dialogut” mes... Dhjetë sugjerime qeverisë së re të Kosovës për dialogun Vijon në faqen 21

Dy mitingjet, të gjithë bëjnë fushatë, të gjithë në opozitë

Opinioni Ditës Nga ANDI BUSHATI Edi Rama ka përdorur një hile meskine për të krijuar fabulën e fillimit të hapjes së fushatës elektorale. Kur zbriti nga avioni i Erdoganit, në Rinas, bashkë me sasinë... Dy mitingjet, të gjithë bëjnë fushatë, të gjithë në opozitë Vijon në faqen 20

Rama në sheshin “Skënderbej”: Brenda qershorit vaksinojmë 500 mijë shqiptarë

“PD dha mesazhin e tmerrshëm që tallet me jetën. Berisha-Meta s’kanë shans ta marrin zvarrë Shqipërinë” PS hap fushatën, mesazh nga Robert Ndrenika Nga VALENTINA MADANI Kreu i qeverisë, Edi Rama kërkon mbështetje mandatin e tretë me 25 prill në hapjen e fushatës elektorale të organizuar në sheshin “Skënderbej”. Gjatë hapjes së fushatës elektorale, para kandidatëve të PS-së, ai renditi disa arsye pse parlamentaret e prillit duhen... Në faqen 2

Kushëriri i punonjësit të sigurisë: I ramë telefonit, e hapi, por nuk foli

ZJARRI NË QENDRËN TREGTARE Në faqen 6

Mbërrijnë në Shqipëri 192 mijë doza të vaksinës kineze “Sinovac”

KORONAVIRUSI Në faqet 8-9

Mjeku Drilon Çupi: Të vërtetat mbi efikasitetin e vaksinës ruse dhe kineze

INTERVISTA Në faqet 10-11

Emrat/ Agjencia e Kadastrës, 1206 pronarët që duhet të paguajnë tokën

PËRFITUESIT Në faqet 22-23

Meta, apel qytetarëve: Denonconi krimin zgjedhor

“Kushdo që tenton të prekë votën e lirë, nuk do të ketë shpëtim” Presidenti fton shqiptarët të sinjalizojnë për çdo deformim të 25 prillit Nga VALENTINA MADANI Kreu i shtetit Ilir Meta publikoi dje nismën e tij “Denonco krimin zgjedhor”, ku çdo qytetar mund të denoncojë dhe të demaskojë çdo veprim, që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës apo që dëmton procesin zgjedhor! Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë pluralizmin dhe demokracinë duke denoncuar krimet zgjedhore në faqen e Presidencës. Ilir Meta krijuar një dritare në faqen e Presidencës, ku u jepet mundësia çdo qytetari që të denoncojë krimin... Në faqen 5

Ish-të përndjekurit, lista e plotë me emrat e 10 mijë përfituesve

LISTA E RE Në faqet 16-18