Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 10 Gusht 2021

“ME RRAHEN”, BREGOVIÇ: LUFTA NË JUGOSLLAVI NA ÇOI 100 VITE MBRAPA

KËNGËTARI BALLKANAS AKUZOHET SE KA NXITUR E FRYMËZUAR MASAKRA NË KOHËN E LUFTËS Artisti nuk rezulton të ketë shkruar ndonjë tekst apo këngë, ku nxitet dhunë apo urrejtje mbi kosovarët. “Ne kemi humbur shumë kohë në një botë galop dhe kemi qenë nën frena për kaq shumë vite” (Në foto) Këngëtari ballkanas Goran Bregoviç Në faqen 7
Shehu Jugosllavi Kosovë

Në Ballkan është koha për paqe. Dhe dy fjalë për Bregoviçin

Opinioni i Ditës Nga DRITAN HILA Muzikën jugosllave pak e pëlqej. Muzika artistit Dino Merlin, megjithë “Crvena Jabuka”, bejne përjashtim. Kjo nuk i heq asgjë mirëkuptimit tim për kë e mendon ndryshe... Në Ballkan është koha për paqe. Dhe dy fjalë për Bregoviçin Vijon në faqen 20
Dritan Hila Dino Merlin Bozo Ballkani

“Birra është gëzim dhe jo ndasi o vëllezër të Pejës”! Shoqata e Prodhuesve të Birrës Shqiptare: Do të jemi pjesë e Festës së Birrës

“Tërheqja e birrës ‘Peja’, pretekst për të dëmtuar konkurrentët. Lëndën e parë e merr nga Serbia” Shoqata e Prodhuesve të Birrës Shqiptare ka reaguar pas debatit të krijuar në rrjetet sociale dhe në disa media për ftesën që Bashkia Korçës i ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviç. Në deklaratën e Shoqatës së Prodhuesve të Birrës theksohet se ftesa për këngëtarin është bërë nga Bashkia e Korçës... Në faqen 7
Shehu Pejë Korçë Serbia

Ish-të përndjekurit, Financat japin edhe dy muaj afat për 4300 përfituesit

Ministria e Financave: Çfarë ndodh nëse nuk plotësoni në kohë dokumentacionin e kërkuar Hapat që duhen ndjekur, ku duhet të dorëzohen certifikata dhe prokura Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë, kanë edhe dy muaj afat për të dorëzuar dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë rreth 4300 përfitues, dosjet e të cilët përfitojnë nga afati i vendosur nga Financat për të plotësuar dosjen. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik, të cilët dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. ... Në faqet 18-19

Opinioni i Ditës

Të hyn në këngën time, si në bahçen tënden. A e keni provuar ndonjëherë të jeni të vërtetë 100 për qind? Kurrë s’besoj se e keni provuar; të mos përstateni, të mos... Vijon në faqen 21