16/11/2022
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 nëntor 2022

OPOZITA BASHKOHET KUNDER “PORTIT TË DURRËSIT”: AFERË KORRUPTIVE E RAMËS

Berisha: Qeveria do ta bëjë Durrësin lavatriçen e Europës, Rama është aksioner me vëllezërit Kariç. Meta: Grabitje e pronës më strategjike të Shqipërisë BERISHA, META DHE GRUPI ALIBEAJT: PROJEKTI PA GARË, VJEDHJE E PASTRIM PARASH (Në foto) Projekti i portit të Durrësit Në faqet 3,5

Opinioni i Ditës

Kështu po ndodh kohët fundit me fushatat propagandistike të cilat synojnë mbulimin e dështimeve qeveritare. Është rishfaqur sindroma euforike... Vijon në faqen 20

Dështimet reale si suksese virtuale!

Nga JORGJI KOTE Dështimet reale si suksese virtuale!

“Vjeshta e Xheladin Beut”

Opinioni i Ditës Nga IRSA RUÇI Në pemët ku qe projektuar të varte gjethkush që Xheladin Beut i zinte shtegun e dritës, kish’ nisur të binin gjethet dalëngadalë, duke u tharë degët... “Vjeshta e Xheladin Beut” Vijon në faqen 21

Skandali, Belinda Balluku jep pa garë koncesionin 320 mln euro për zgjerimin e 42 km të rrugës Lekaj-Fier

Aksi rrugor parashikon zgjerim dhe vetëm 3.8 kilometra ndërtim të një gjurme të re Çudia, u paraqit vetëm 1 ofertë Skandal me koncesionin 35 vjeçar për segmentin rrugor Lekaj-Konjat-Fier, pjesë e autostradës Milot-Fier. Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë drejtuar nga Belinda Balluku ka shpallur fituese ofertën prej 320 milion euro dhënë nga bashkimi i tetë kompanive, ndërkohë që në dokumentet zyrtare të shpalljes së tenderit, projekti ishte parashikuar... Në faqen 2

Rama kritikon sërish Britaninë: Hyri në rrugë pa krye

“Fakti që s’na kërkuan falje, dmth që sulmi ishte kalkuluar” Emigracioni, kryeministri: Kërkova liberalizim, por ata janë në drejtim të kundërt Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye, duke iu referuar krizës së emigrantëve dhe kërkesës së shqiptarëve për të liberalizuar vizat. “Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por duhet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur si rezultat i Brexit dhe të tjera dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe po e përsëris, por faktikisht... Në faqen 3

Kryesia e PD, dalin 200 kandidatët e parë për “primaret”. Në Tiranë garojnë 7 konkurentë

ZGJEDHJET VENDORE Në faqen 5

KRITERET

Hapen aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policisë, për “Patrullë të Përgjithshme” Në faqen 7

ARSIMI I LARTË

Universiteti “Luarasi” mirëpret studentë nga Dubai gjatë vizitës studimore: Këtu të gjithë flasin anglisht Në faqen 14

NGA NDRIÇIM KULLA

“Shqipëria një histori e mentaliteti juridik” Në faqen 17

SI TË PËRFITONI

Ish-të përndjekurit, lista e re me emrat e 1500 përfituesve Në faqet 22-23