06/03/2023
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 mars 2023

“ALBECORP”; CENO KLOSI PËRCAKTON GJOBE ME DEKLARATË, PA U BËRË ENDE KONTROLLI NË BIZNESIN TONË

KOMPANIA: NXORRI KONKLUZION PA BËRË INSPEKTIM. GJOBE BIZNESIT NË SHKELJE TË LIGJIT Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkeli ligjin për ruajtjen e konfidencialitetit (Në foto) Ceno Klosi Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve Në faqen 2

Lojë diplomatike kineze me 12 pika!

Opinioni i Ditës Nga JORGJI KOTE Po, “lojë” në kuptimine një ushtrimi të madh diplomatik mund të konsiderohet dokumenti i fundit diplomatik kinez lidhur me mundësinë e dhënies... Lojë diplomatike kineze me 12 pika! Vijon në faqen 20

Votat e 14 majit-betejë historike e popullit opozitar për pluralizimin dhe demokracinë shqiptare!

Opinioni i Ditës Nga MYQEREM TAFAJ Këto dy ditë dëgjon diskutime dhe opinione nga më të ndryshmet për vendimin politik të lexuar nga Gjykata e Apelit më 3 mars, por të parajmëruar nga eksponentë... Votat e 14 majit-betejë historike e popullit opozitar për pluralizimin dhe demokracinë shqiptare! Vijon në faqen 21

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Në zgjedhje me koalicion, kandidatët e Alibeajt janë të Ramës

Juristët e PD dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrimin e partisë me firmën e Berishës “Lulzim Basha, peng i kryeministrit” Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Berishës i dha fund edhe dilemës se si PD do të garojë në zgjedhje lokale të 14 majit. Në përfundim të këtij takimi, u bë me dije se Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje e 14 majit në koalicion, vendim ky për të cilin Berisha tha se është rënë dakord unanimisht në mbledhjen e sotme (05. 03.2023)... Në faqet 3-4

Masakra në Tiranë, familjarët e Dan Hutrës i druhen hakmarrjes, kërkojnë mbrojtje nga policia

HETIMI Në faqen 7

100 mijë euro gjobë biznesmenit grek të “Agia Varvara”, as burgu nuk e ndal kriminelin “e njohur” shqiptar

SFIDA Në faqen 19

Emrat, ndërtimet pa leje, pronarët që marrin paratë e kompensimit

LISTAT E REJA Në faqet 18-19

Ish-të përndjekurit, lista e re me emrat e 1500 përfituesve

SI TË PËRFITONI Në faqet 22-23

Zëri i Amerikës: Pikëpyetje të reja mbi aeroportin e Vlorës

Kompania turke shet 40% të aksioneve për 4450 euro tek kompania shqiptare “Aksionet e kushtueshme të aeroportit shiten me çmim minimal” Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare. Megjithatë, njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh – duke ngritur paralelisht me shqetësimet mjedisore, edhe pikëpyetje të reja për projektin. Në fshatin Akerni pranë lagunës piktoreske të Nartës, makineritë e rënda.... Në faqen 5

“Të rinjtë të përfshihen në vendimmarrje”, Meta: Në 14 maj do të marrë fund arroganca e ‘Rilindjes’

PARTIA E LIRISË Në faqen 9