25/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 shtator 1992

DEPUTETËT PËR DEPUTETËT

A MENDONI SE KA DEPUTETË QË KANË FUTUR PARA TË AJDIN SEJDIA? Azem Hajdari Mendimin tim për Ajdin Sejdinë opinioni e di shumë mirë që para një viti. E kam quajtur spekulator, pseudotregtar, i sjellë nga regjimi komunist. Sejdia jo pak deme i solli vendit tonë. Ishte nga ata persona që i shërbeu kastës së vjetër për shndërrimin e pushtetit politik në pushtet ekonomik. Organet tona në bazë të denoncimeve që mund të marrin nga tregtarët duhet ta kthejnë Ajdin Sejdinë këtu, t’i japet dënimi dhe t’i kthehen paratë tregtarëve tanë. Ata politikanë të çfarëdo niveli qofshin, që mund të kenë futur para te Ajdin Sejdia, kanë vetëm një emër: Të korruptuar politikisht dhe ekonomikisht. Në rast se ekziston një [??] për këtë punë, ajo duhet të shpallet urgjentisht dhe të mos përdoret si mjet presioni. Dritëro Agolli Mendoj se këta deputetë që janë tani nuk kanë futur para. Nuk kam vënë re ndonjë shenjë apo dyshim në muhabetet e mia rreth këtij problemi. Megjithatë në këtë parlament që reflekton gjendjen e Shqipërisë, çdo gjë mund të ndodhë. Por gjithsesi nuk ma do mendja. Në pamje të parë deputetët duken të qetë dhe jo në gjendje të kamur. Këta parlamentarë nuk kanë mjeker për Qabe. Abdi Baleta E quaj të pamoralshme të jap një opinion për gazetën «Koha Jonë». (vijon faqe 2)

Arben Puto jep dorëheqjen

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kryetari i këtij komiteti z. Arben Puto dhe dorëheqjen. Kjo dorëheqje është reflektim i krizës disa mujore të misionit të Helsinkit. Para disa javësh z. Puto u sulmua ashpër nga shoqata e ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë në deklaratat e të cilës ai etiketohej si një komunist fanatik që nuk mund t’i mbrojë të drejtat e tyre. Pjesa më e madhe e antarëve të Komitetit që e pranuan dorëheqjen thanë se megjithëse kanë respekt për zotin Puto janë të detyruar ta pranojnë atë për shkak të opinionit. Nga ana tjetër sekretari i Helsinkit shqiptar ish-i burgosuri politik Fatos Lubonja e konsideroi dorëheqjen si të dhënë nën presion dhe e kundërshtoi atë. Tani për tani mësohet se zgjedhjet e reja mund të zhvillohen në fund të muajit.

Pelikani është një kafshë bujare

Ky ishte përcaktimi që dha të dielën e fundit komandanti i operacionit “Pelikan” në Shqipëri për Pelikanin. Në mes të një fushe me rërë dhe në prani të pothuajse gjysmës së qeverisë Z. Çaci u deklarua nga kryeministri Meksi për «merita të veçanta» me urdhërin Naim Frashëri klasi I. Para se të dekoroheshin komandanti i pelikanëve në stërvitjen e fjalimeve të dy vjetëve të fundit në Shqipëri u referua diktaturës së egër të vendit si dhe shkatërrimit që ajo mbolli për pasojë. Më poshtë duke ilustruar me shifra aktivitetin njëvjeçar të misionit Pelikan në Shqipëri, komandanti tha se një gjë të tillë mund ta realizonte vetëm një ushtri, jo vetëm nga mundësitë teknike por edhe nga disiplina ndjenja e detyrës dhe morali i lartë. Pas tij foli zv/kryeministri shqiptar z. Rexhep Uka, evidencat e të cilit mbi aktivitetin e Pelikanit në Shqipëri saktuan të fikët e këtij e pakten një ushtari shqiptar dhe për pakten tre ushtarëve italianë. Sipas një nënkoloneli italian shifra të tilla si 204000 ton ndihma ushqimore, 130 mijë ndërhyrje mjekësore, 2 miliard lireta ilaçe, dhe 7 milion e gjysëm kilometra ishin «troppo duro» për pelikanët italianë dhe shqiptarë. Vetë ushtari shqiptar tha se ndoshta të fikët e tij u shkaktua nga dielli i fortë, ndërsa oficeri që e shoqëronte mendoi se shkaku kryesor ishte pjata me groshë e djes në mëngjes. Në fund të aktivitetit fjalën e mori italiani më i rëndësishëm në Shqipëri, Italo Kardili i cili tha se ndihmat nuk i shërbejnë asnjë partie por popullit shqiptar. Nga të gjithë të pranishmit në ish-shtëpinë e pushimit të pionierëve Qemal Stafa u theksua se fjala më e përdorur gjatë ditës ishte «rip[o]zo» Ripozo për Pelikanin? B.B.

Lexoni në faqen 3

Shqipërinë po e shkatërrojnë mercenarët politikë dhe spatarët politikë

Shqipëria po e shndërron mercenarin politik dhe spatarët politikë