me 2 Xhamadil - Ahar Hixhri 1413
Shqipëria, në të njëjtën ditë pranohet anëtare e Konferencës së Vendeve Islamike së bashku me Kizikistanin dhe Zanzibarin
A do të kryet grusht shteti në Shqipëri?
Partia Demokratike kundër ligjit kushtetus
— LEXONI NË FAQE 4 —
NË NUMERIN E ARDHSHËM
«Karta islamike që po luhet nga presidenti shqiptar mbështetet në një koncept diplomatik diletant i servirur nga po ata diplomatë komunistë që i dhanë Enver Hoxhës kartën kineze. Rezultati i kësaj politike do të jetë ardhja e disa librave fetare, dhurimi i një milion fëmijëve dhe një vetizolim i Shqipërisë nga Europa si në rastin e miqësisë shqiptare-kineze.»
Përse fluturojnë aeroplanë luftarakë mbi Tiranë
Kush guxon e ndërhyn në jetën e njerëzve në mënyrë kaq arbitrare e terrorizuese? Pse fluturojnë këta aeroplanë luftarakë mbi qytetin e Tiranës kaq ulët e kaq zhurmshëm dhe çfarë duan të thonë ata? Këto pyetje kërkojnë përgjigje.
— LEXONI NË FAQE 5 —
GREVA E MINATORËVE NË HARKUN E 40 DITËVE
Sipas një informacioni të dërguar nga HIDER BUCI, kryetar i sindikatës së bashku të pavarur të minatorëve, grevistëve e pasuruesve të tretshit të Bulqizës njoftohemi se greva e tyre ka arritur në harkun e 40 ditëve.
Kërkesa e tyre kryesore është ngritja e pagave të minatorëve. «Nuk është e drejtë, thonë punëtorët e minierës, të cilët punojnë në tokë të paguhen më pak se punëtorët që punojnë mbi sipërfaqe, apo më pak se një nëpunës i një ndërmarrjeje që finançohet nga shteti. Sot një minator paguhet me 3000 deri në 4000 lekë në muaj, në një kohë kur një kg mish kushton 1300 lekë, 1 kg sheqer 80 lekë etj. Si mund ta përballojnë jetën minatorët.
Grevisët minatorë deklarojnë se greva e tyre ka karakter ekonomik dhe aspak politik.
Qeveria nuk po paguan as ditët e grevës. Mjetet e informimit publik heshtin. Minatorët presin përgjigjen e Presidentit tek i cili kanë ende besim. Grevistët minatorë deklarojnë se nëqoftëse nuk zgjidhen kërkesat tona do të futen në grevë urie.
Tani shqiptarët mund t’i shtyjnë kalendarët e tyre 600 vjet prapa sipas kalendarit zyrtar Islam (hixhra)
Organizata e Konferencës së Vendeve Islamike ku u pranua edhe Shqipëria, u krijua më 14 deri më 18 MOHARREM të vitit 1392, në Xhedah. Në Xhedah ndodhet edhe selia e kësaj Organizate deri në çlirimin e Jeruzalemit.