Do të gjenden autorët e vrasjes së dëshmorëve të demokracisë apo do të dënohen njerëz për shpërdorim detyre
Sot në SHKODER ...
Sot në Shkodër zhvillohet gjyqi i ngjarjes tragjike të 2 prillit.
Mesa jemi në dijeni, vrasjet e Shkodrës janë quajtur juridikisht: «Vrasje indirekte». Po të jetë kështu, dëshmorët e demokracisë do të shpallen nga gjykata viktima dhe jo dëshmorë. A do të lejohet kjo nga opinioni publik?
Aksident i ministrit Genc Ruli
Siç na informon një nga infermierët e Spitalit Ushtarak të Tiranës, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Genc Ruli, qysh prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në këtë spital si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mësojmë e në këto momente ministri gjendet jashtë çdo rreziku.
Presidenti Berisha kundër heqjes së deputetëve të pavaru[r]
Presidenti Berisha kundër heqjes së deputetëve të pavarur
Nga një burim i brendshëm i PD-së, që nuk deshi të identifikohej, mësohet se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, presidenti i Republikës Sali Berisha, nuk ishte dakort me tentativën e PD-së, propozuar nga Eduart Selami, për heqjen e gjashtë deputetëve të pavarur nga parlamenti. «Unë jam këtu për të mbrojtur kushtetutën», u shpreh presidenti, gjithnjë sipas personit që na dha këtë lajm.
Kryeministri Meksi shprehet entuziast për praninë e Shqipërisë në Konferencën Islamike
Kryeministri Meksi, të cilin këto muaj të fundit radiotelevizioni shqiptar e ka treguar kryesisht në aeroportin e Rinasit duke përcjellë e pritur presidentin, u duk para katër netësh në ekranin e vogël për të shprehur entuziazmin e vet rreth hyrjes së Shqipërisë në Konferencën e vendeve Islamike.
Pyetjes së gazetarit se cili ishte mendimi i tij për suksesin e madh të diplomacisë sonë, kryeministri iu përgjigj mjaft pozitivisht. Kësisoj RTV duket se e mbylli brenda rrethit të pushtetarëve të sotëm tërheqjen e opinionit politik për hyrjen e vendit në një organizatë me baza fetare.
«Politikanë dashakeqës të Europës ndaj Shqipërisë»
Presidenti i Republikës Sali Berisha, gjatë intervistës që i dha RTV me rastin e kthimit nga Arabia Saudite dhe Egjipti, zhvilloi se lëvizjet e fundit të diplomacisë sonë pritën keq vetëm nga «disa politikanë dashakeqës të Shqipërisë në Europë».
Në deklaratë nuk u hodh asnjë për cilët politikanë europianë ishte fjala, megjithatë u la të kuptohej se aksioni demokratik i Shqipërisë përsëri do të ndeshet me dashakeqësinë e disa politikanëve europianë. Këtë ide e përforcoi emisioni mbi vizitën e presidentit në Arabinë Saudite dhe Egjipt, i cili ishte titulluar «Te miqtë e vërtetë», duke krijuar përshtypjen se partnerët e deritanishëm europianë nuk kanë qenë të tillë. Sidoqoftë opinioni publik që është informuar deri tani për ndihmën që ka dhënë Grupi 24 për të siguruar mbijetesën tonë, duke u dalluar në këtë mes Italia dhe Greqia, është në gjendje të ndajë qëndrimin e Europës ndaj Shqipërisë nga qëndrimi ndaj disa politikanëve shqiptarë.
Reagime të shtypit grek
Këto ditë, në atmosferën e përcaktimit të një kursi të ri religjional islamik të qeverisë shqiptare, gazeta greke «Eleftereo Vima» shkruan me germa të mëdha, në faqen e parë: «TURQIT DO TË DËRGOJNË USHTRI NË SHQIPËRI»
Këto ditë, në atmosferën e përcaktimit të një kursi të ri religjional islamik të qeverisë shqiptare, gazeta greke «Eleftereo Vima» shkruan me germa të mëdha, në faqen e parë:
«TURQIT DO TË DËRGOJNË USHTRI NË SHQIPËRI»
Turqit, mbas pak do të zbarkojnë në Shqipëri, deklaroi në mënyrë provokuese kryeministri turk, pas kërkesës së bërë nga demokrati Berisha.
Dhe qëllimi i turqve, siç e dimë të gjithë, është Greqia dhe jo se u dogjën për të ndihmuar shqiptarët.
Herarkia turke do të ngulet në Shqipëri me pretendimin dhe premtimin e «mbrojtjes së popullsisë myslimane», të njëjtën gjë do të bëjë edhe me vendet e tjera (Serbia, Bullgaria) dhe në rastin e parë të shpërthimit të luftës do të synojë të vërë në jetë «Turqinë e Madhe» të cilën ëndërrojnë militaristët turq...
1. Duhet të ndryshojë menjëherë vija e politikës sonë të jashtme.
2. Duhet të ndalet në këtë moment ndihma ndaj Berishës.
3. Të hiqen refugjatët shqiptarë nga Greqia.
4. Të ndihmohet me sinqeritet forca e re politike që po del në Shqipëri.
5. Të forcohen kufijtë tanë.