Prokuroria e Tiranës akuzon për shpërdorim posti, zv. Prokurorin e Përgjithshëm zotin Vasil Plaku
Këto ditë zoti Vasil Plaku është akuzuar për shpërdorim detyre.
Zoti Plaku është gjyqtari që vendosi dënien e 38 napolonave flori për Pjetër Arbnorin, kryetarin e Parlamentit Shqiptar, pasuri, e cila i ishte marrë nga monizmi.
Në lidhje me akuzat që i bëhen Zv. Prokurorit të Përgjithshëm; një gazetar i redaksisë sonë do ta intervistojë. Gjithashtu do të intervistohen edhe akuzuesit e tij.
Kryeredaktori i gazetës «Koha jonë» zoti ALEKSANDER FRANGAJ largohet nga drejtimi i gazetës, për një afat të pacaktuar
Adrian Krasta-prezantuesi më i zoti i televizionit shqiptar
Nga një anketë e organizuar nga gazeta «Koha Jonë» në Tiranë dhe në Lezhë Adrian Krasta zuri vendin e parë si prezantuesi më i shkathët dhe më i saktë i TV-shqiptar, duke lënë në vend të dytë kolegun e tij Robert Papa.
Genc Ruli do të ndjejë shijen e thartë të Kontrollit të Shtetit
Para pak ditësh në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë hyjnë për kontroll një grup ekspertësh të Kontrollit të Shtetit.
Tentativa e parë për t’i hyrë kësaj Ministrie është bërë që në muajin shtator të këtij viti. Por ndërhyrja e Presidentit Berisha bëri që Blerim Çela të tërhiqej nga futja në skut at e fshehta të Ministrisë së Financave. Më në fund Berisha e dha miratimin për kontroll në këtë dikaster të rëndësishëm.
Pritet një ndeshje e fortë mes Blerim Çelës dhe Genc Rulit, pasi ato njihen si kundërshtarë të njëri-tjetrit.
Pritet të dalë një grup i ri deputetësh të pavarur
Nga një burim i sigurtë në kryesinë e PD-së informohemi se nga radhët e deputetëve të PD-së do të dali një grup tjetër deputetësh të pavarur, të cilët më vonë do të formojnë grupin parlamentar të Partisë Balliste Shqiptare.
ME HIJEN E MËNGJEZIT
Dilaver Papare dhe Gjek Celaj drejt pafajësisë së plotë
GJYQI I SHKODRËS
Nga zhvillimi i gjyqit në Shkodër po vërehet se autorë të vrasjeve nuk janë ato që ndodhen në bankën e të akuzuarit.
Të paktën Dilaver Papare dhe Gjek Celaj do të dalin të pafajshëm.
— Në lidhje me këtë titull do të lexoni në numrin e ardhshëm.