Siç njoftoi edhe TV-kortezisë që e pat dhuruar i njëjti Arsidi. Çfarë do të bëjë tani Presidenti Berisha me këtë medalje? Do ta kthejë apo do t’ia lerë Kolec Topallit për ta arkivuar? Ka zëra që thonë se Presidenti e ka marrë këtë medalje për të zbuluar më vonë se kush ka bashkëpunuar me Arsidi për të marrë paratë.
15 Mars 1993
Siç njoftoi edhe TV shqiptar, francezi Nicolas Arsidi u arrestua në Francë sepse i pat rrëmbyer shtetit shqiptar 1.5 milionë dollarë, gjoja si ndërmjetës i borxhit të jashtëm. Pra Arsidi u arrestua, mirëpo Presidentit tonë të nderuar i mbeti e varur medalja e shkëputur nga pala shqiptare me Arsidi për të marrë paratë. Deri tani nuk është sqaruar asgjë. Por gjithsesi, në fund të fundit, çfarëdo që të ndodhë me medaljen e kemi këtë nuk e mohon dot askush. Të na rrojë medalja se milionat ikën!
Kur i lua të vërtetën
Sikurse është njoftuar ditët e fundit nga mjetet e informimit të Francës, u arrestua Nikolas Arsidi i implikuar në skandalin e borxhit të shtetit shqiptar së bashku me disa personalitete të politikës dhe të financave të Shqipërisë. Njoftimin e parë rreth këtij skandali, sikurse dihet e ka dhënë gazeta «Koha Jonë». Gazeta jonë bën një portret të saktë të këtij qytetari francez të implikuar në skandal: njeriu që hynte e dilte këtu për një periudhë të gjatë kohe, njeriu që kërkoi të blente një avion ose dy hotele më të rëndësishëm: «Dajti» ose «Tirana», njeriu që arriti të futet ndërmjetës i borxhit duke marrë rreth 1 milion e 500 mijë dollarë, njeriu që i dha vendit tonë të vetmin shpërblim: dekoratën për Presidentin e Republikës, z. Berisha, njeriu që nesër me siguri do të zbulojë shumë fije të padukshme sot.
Rreth skandalit u detyruan që të angazhohen shumë e shumë instanca shtetërore, nga më të lartat si Presidenca e Parlamentit, por askush nuk përmend atë që ky është një informacion i dhënë për të parën herë e në mënyrë të saktë nga «Koha Jonë», në një kohë që RD shkroi një muaj më vonë dhe pa asnjë fakt. Do të ishte jo vetëm një dëshirë e jona, por edhe detyrim i të tjerëve që u mbështetën në njoftimet tona, aq më tepër që ata përmendin në mënyrë të shpërndarë se «informacioni është marrë nga disa organe shtypi».
Shteti shqiptar do të paditet në gjykatën e Strasburgut
Shoqata kombëtare e të përndjekurve «Pronësi» nënshkroi një marrëveshje në Tiranë një ditë më parë me bashkëpunëtorët e Shoqatën e Qytetarëve Shqiptaro-Amerikanë me seli në New-York-SHBA.
Kjo marrëveshje ka si qëllim final ngritjen e një padie të përbashkët kundër Shtetit shqiptar, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Të dyja shoqatat e konsiderojnë këtë padi si mjetin e fundit demokratik për të rimarrë pronat e grabitura nga komunizmi, në rast se Qeveria dhe Parlamenti shqiptar do të vazhdojnë të bëjnë veshin e shurdhër ndaj kërkesave të drejta e të arsyeshme të pronarëve të ligjshëm.
U ra dakord që shoqatat të mos pranojnë kompensime në të holla apo letra të ashtuquajtura «me vlerë», por vetëm ri-
(vijon në faqe 3)
Luan M. Rama i „ZP“ merr përsipër të bëjë gjysh para kohe Leka Bungon e televizionit
LEXONI NË FAQEN 2
Droga hyri në Shqipëri
Këtë lajm tronditës e anunçoi televizioni shqiptar të mërkurën gjatë një kronike.
Një sasi droge relativisht jo e vogël për Shqipërinë u kap nga forcat e ruajtjes së rendit. Bëhej fjalë për drogën më të fortë dhe më të kushtueshme: heroinë dhe kokainë. Kontrabandistët të arrestuar bashkë me sasinë e drogës iu gjet edhe një pistoletë pa leje.
Natyrisht policët që kryen aksionin për kapjen e drogës duhen përgëzuar. Por fakti është se droga ka hyrë në Shqipëri. Sipas burimeve tona rast i parë nuk është i pari. Nga futet droga? Kush e blen për ta konsumuar? Çmimi është tepër i lartë, por megjithatë blerës ka edhe në Shqipëri. A bëhet trafik droge tek ne dhe në rast se po, kush e drejton? Për këtë duhet të vihet në lëvizje Ministria e Rendit dhe jo të presi deri sa shiringat të mbulojnë parkun e madh të Tiranës.
Greva studentore
Fill pas gati 2 vjetësh studentët e Universitetit të Kamzës shpallin një tjetër grevë.
Kjo grevë që nisi prej 9 marsit 1993 nuk u pasqyrua në asnjë kronikë të TV-PD. Studentët përsëri e ndienë veten si dikur, kur pushteti bënte veshin e shurdhët dhe i injoronte.
Megjithatë nga kjo grevë pushtetarët e sotëm mësuan se nuk mund të bëjnë siç u do qejfi. Se nuk mund të pushojnë kë të duan nga puna, se nuk janë zotër të plotfuqishëm. Se Shqipëria nuk është pronë që ua ka lënë trashëgim PPSH.
21 pedagogët e shkarkuar padrejtësisht kthehen në punë dhe dekani i Fakultetit të Veterinarisë Myzafer Cela shkarkohet. Kjo është vetëm meritë e studentëve. Ky është turpi i PD që detyroi studentët të hidhen në grevë, pikërisht ata studentë që i shfrytëzuan si trampolinë ata që sot janë parlamentarë, ministra apo presidentë.