23/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 qershor 1993

Mbrëmë, deri në orët e vona të natës, u transportuan nga Tirana dhe Durrësi në drejtim të zonës veriore të Shqipërisë

LAJM I ORËS SË FUNDIT Mbrëmë, deri në orët e vona të natës, u transportuan nga Tirana dhe Durrësi në drejtim të zonës veriore të Shqipërisë 3120 topa dhe 110 avionë të prodhimit amerikan, të cilët kanë hyrë në Shqipëri ditët e fundit Gjithashtu u transportuan 80 topa në drejtim të Pogradecit, 1250 tona për në Kukës si dhe 86 anije për në Shëngjin e Velipojë — Lexoni në faqen 2 rreth këtij lajmi —

Zbulohet drogë në aeroportin e Rinasit

Ditët e fundit, sipas një burimi jo zyrtar, në aeroportin e Rinasit është kapur drogë, sasia e së cilës është ende e papartë. Nuk dihet nëse destinacioni i kësaj sasie droge ishte Shqipëria apo aeroporti i Rinasit shërbente si stacion për t’u përcjellur dikujt jashtë vendit. Fakti është që ministri Ruli dhe ministra të tjerë kanë vajtur urgjentisht në Rinas pas kësaj ndodhie dhe se ndaj personelit të aeroportit është hedhur hija e dyshimit për bashkëpunim. Kjo bëhet më e besueshme, sepse sipas të dhënave, lajmërimi për ekzistencën e drogës në aeroportin e Rinasit është bërë nga një aeroport në Gjermani.

Drejtori i gazetës «Koha Jonë», ndalohet nga Prokuroria të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të gazetarëve të Ballkanit

Me ftesë të posaçme nga Kryesia e Konferencës Ndërkombëtare të gazetarëve të Ballkanit, Nikollë Lesi u njoftua për të marrë pjesë në këtë konferencë që do të zhvillohet në Sofie të Bullgarisë nga data 23 deri më 25 qershor. Por ai nuk u lejua nga organet e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës për të shkuar, pasi, (sipas atyre) drejtori i gazetës është me ndjekje penale që prej 12 muajve, dhe se ka të drejtë të lëvizë lirisht vetëm në qytetet Lezhë dhe Tiranë. Pas kësaj redaksia e gazetës caktoi për të shkuar në Sofie Aleksandër Frangajn — kryeredaktor dhe Armand Shkullakun — zv. Kryeredaktor. Zoti Armand Shkullaku do të diskutojë në temën «Demokracia dhe shtypi».

Berisha sfidoi ministrin e ja-?shëm jugosllav

Një ndeshje e fortë midis ?shës dhe Vladislav Jovanoviç. Kështu e komentoi shty?botëror këtë takim në Zvi-? Jovanoviç e kërkoi desta-?in e Jugosllavisë tek qe-? e Tiranës, kurse Presi-? shqiptar i tregoi atij se është më ajo Shqipëri që ?shet nga provokacionet të ?bile i la të kuptojë, se ?a të mendohet mirë për-?se të kërkojë sherr tjetër ? Tiranës dhe Beogradit. A?ha e quajti “puçshtim ush-?ta të Kosovës nga ana e ?es”, ndërsa Presidenti Be-?u tregua në lartësinë e ?

Ismail Kadare mendon se PP ka depozituar flori në fondin e një partie jashtë shtetit

Në një intervistë dhënë gazetës Shqiptare shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare deklaron: «Fakti që udhëheqësit e atëhershëm mbanin një avion rezervë, një aerodrom të tillë në Dajt për të ikur në çdo rast, tregonte se psikologjia e tyre presupozonte edhe marrjen e masave. Rreth vitit 1963 problemi i një fondi parash jashtë shtetit është shtruar edhe në Byronë Politike. Ky fond sot mund të jetë në shumë vende të botës. Them se ka abuzim për këtë problem: Kanë pyetur Nexhmije Hoxhën se a ka para dhe ajo është betuar se s’ka. Por Nexhmija mund të mos i ketë në xhep, ose në emrin e saj këto para, por diku në një fond partie. Atëherë duhet ditur ky kod se si merret...»

PAD akoma heziton për t’u larguar nga Parlamenti

Deri dje janë larguar nga Parlamenti dy grupet parlamentare të PS dhe PSD si dhe përfaqësuesit e Partisë për të Drejtat e Njeriut. Grupi prej 6 deputetësh i Aleancës Demokratike akoma heziton për të dalë nga Parlamenti. Me sa duket ato ose luajnë një lojë të zgjuar e mbeten të vakët e pa forcë siç dëgjon të thuhet në qarqe të caktuara. AD duke qenë një parti në përbërje të cilës ka intelektualë të njohur të fushave të ndryshme, nuk ka përse të frikësohet nga vala e mitingjeve që ka filluar PS dhe PD. Në qoftë se edhe këta radhë do të hezitojnë, mbetet që të rikujtojmë humorin parlamentar që bën TV në lidhje me këtë parti.