A konsultohen bashkë prokurori i Tiranës me Prokurorin e Përgjithshëm?
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Alush Dragoshi kërkon kualifikimin nga kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi në lidhje me arrestimin e një presidenti të një firme private
Lexoni në faqen 2 KAZUSIN e drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi
Pra, Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje. Mirë!... Por çfarë do të bëjë
Ta zemë se sot është data 13 dhjetor 1993. Dje Kosova nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e shtetit Serbisë, është sot mirë se bëri pjesë. Mirë... Po çfarë do të jetë sot më mirë se dje dhe çfarë nesër më mirë se sot, si pasojë e këtij shkaku? Me një fjalë çfarë do të bëjë më tej Kosova?
Ta zemë se sot është data 13 dhjetor 1993. Dje Kosova nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e shtetit Serbisë, është sot më mirë se dje bëri pjesë. Mirë... Po çfarë do të jetë sot më mirë se dje dhe çfarë nesër më mirë se sot, si pasojë e këtij shkaku?
— Me një fjalë çfarë do të bëjë më tej Kosova?
A mund të rrijë një popull i paorganizuar në shtet sot në mes të Evropës? Si mendojnë politikanët e Kosovës? ...
— Për këto lexoni në faqen 3, nga Frrrok Çupi
Ish Guvernatori Hoti dhe zhurma për «ikjen» e tij në SHBA
— Tre bileta avioni janë prerë për Hotin dhe dy pjestarë të tjerë për t’u larguar në Amerikë. Gabimi i «Koha jonë» ishte pikërisht në datën e nisjes më 25 Tetor.
— Prokuroria u detyrua ta arrestonte shpejt Hotin vetëm nga zhurma që nisi në shtyp pas «gënjeshtrës» së «Koha jonë».
(Lexoni në faqen 3)
MAKINA QË TMERROJNË:
— Janë shtuar së tepërmi aksidentet automobilistike.
— Vetëm dje në mëngjes, gjatë rrugës Milot-Tiranë kishin ndodhur 7 aksidente të tilla. Afër fshatit NIKËL, një makinë e madhe ngarkuar me drrasa kishte rënë me rrota përpjetë.
— Në mes të Tiranës motoçikleta e makina ecin me shpejtësi marramendëse. Ku janë policët rrugorë?
— Ndërkohë shoferët ankohen: Taksat rrugore i paguajmë, rrugët prishen çdo ditë.