268 vetura luksoze të blera me paratë e popullit për zyrtarët e lartë të Qeverisë së PD.
- Mbi 1 milion e 442 mijë dollarë amerikanë për të blerë vetëm 108 vetura. Po pjesa tjetër sa mund të ketë kushtuar?
- Banka Botërore jep kredi 40-vjeçare për Shqipërinë, ndërsa pushtetarët e sotëm që kanë afat edhe 2 vjet e 4 muaj, blejnë makina luksoze. Shqipërisë do t’i duhen vite për të shlyer makinat e demokratikasve.
BLERIM ÇELA, këtë radhë dhe shifra të sakta në parlament
Dje në orën 10.00 u zhvillua seanca plenare, e cila në rend të ditës kishte interpelancën me kryetarin e Komisionit të Kontrollit të Shtetit zotin Blerim Çela, seancë pyetësore të kërkuar nga deputetët: Arben Imami, Perikli Teta, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Ridvan Peshkëpia, Gaqo Apostoli, Arben Meçaj, Marash Ib raj, Gjergji Rakaj, Kol Tonaj, Teodor Laço, Leontiev Çuçi, Palakaj? [Palakaj], Milo, Ndre Legisi, Pandeli Majko, Moikom Zeqo, etj.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimi i Kontrollit të Shtetit për blerjen e automjeteve, zoti Çela sqaroi se:
Gjithsej janë blerë 108 autovetura të tipeve të ndryshme si më poshtë:
- Me kredinë e Bankës Botërore gjithsej 55 autovetura me vleftë 1 milion e 182 mijë e 370 dollarë. Kredia e Bankës Botërore ka afat shlyerje 40 vjet, interes 0,75 për qind dhe kësti i
(Vijon në faqen 3)