21/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 qershor 1994

Rrëmbëhet një vajzë për bashkëjetesë jashtë dëshirës së saj

Tiranë Rrëmbëhet një vajzë për bashkëjetesë jashtë dëshirës së saj Dashuria për një vajzë dhe dëshira për të bashkëjetuar me të, pavarësisht se ajo nuk pranonte, bënë që 24 vjeçari Arjan Buzali, nga Zall-Herri i Tiranës së bashku me shokun tij, Astrit Basha nga Selita të përfundonin në dyert e policisë. Kjo ndodhi para disa ditësh, kur këta shtetas, i pari infermier në spitalin civil Nr.5 në Tiranë dhe i dyti, kursant në vitin e dytë të kursit të infermierisë, rrëmbyen me forcë shtetasen Majlinda Tufani, duke e shtrënguar për të bashkëjetuar me Arjan Buzalin, bën të ditur një burim i brendshëm i Komisariatit të Policisë Nr.1 të Tiranës.

Historia e Shqipërisë nuk janë vetëm dy muajt e Ismail Qemalit, as tre muajt e Nolit dhe as dy vjetët e PD së Selamit

Kalakula dhe Baleta japin konferencën e parë për shtyp Lexoni në faqe 3

Ramiz Alia: "Nuk kam kërkuar asnjë garanci prej tyre për jetën time"

ramiz Alia ndodhet në momentin më të vështirë e më vendimtar të jetës së tij, pikërisht më 4 prill 1992, një ditë pas dorëheqjes së tij si president tregon dhe shpreh ndjenjat, gjykimet, rrethanat si dhe analizon ata faktorë që çuan në fundin e karierës së tij politike. Ramiz alia që sot në një nga qelitë e repartit 313 pret vendimin e gjyqit në të cilin gjendet në bankën e të akuzuarve, në atë kohë ku disa ish drejtues të PPSH, kishin përfunduar në burg me një hije dyshimi ndoshta e kishte parashikuar dhe fatin e tij Nuk jam bërë pishman që shkrova librin “Enveri ynë” Lexoni në faqe 5

Kryetari i Sindikatës së RTV shqiptar denoncon veten si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit dhe jep dorëheqjen

Lexoni në faqe 4