22/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 qershor 1994

N. Ceka: Të jesh bashkë me PD në EDU është çmenduria më e madhe

Aleanca Demokratike refuzon të pranohet në EDU Lexoni në faqe 3

Mehmeti me të tjerët grumbullonin të dhëna “komprometuese” për të më likuiduar një ditë

Më është dashur të redaktoj fjalimet e E.Hoxhës para se të transmetoheshin në RTV Bisedë e gazetarit Pipi Mitrojorxhi me RAMIZ ALINË një ditë pas dorëheqjes së tij si president Lexoni në faqe 5 R. Alia duke votuar me 22 mars 1994

Tregti me peditina të vjedhura

- Ndalohet një student i mjekësisë Në disa raste radhazi, këto muajt e fundit disa studentë (sidomos ata të mjekësisë), janë bërë objekt i ndjekjeve dhe ndalimeve nga ana jonë, për shkak se janë zënë duke bërë tregti me ampula peditine, që i vjedhin në spitalet ku ato bëjnë praktikën, pohoi një punonjës i Komisariatit Policisë Nr.1 të Tiranës. Ai theksoi se, kjo tregti e paligjshme e shumë e rrezikshme, me bën të dyshosh se në Tiranë mund të ketë përdorues të rregullt të drogës. Rastit më i fundit është ai i para disa ditëve, kur policia kriminale e Komisariatit të Policisë nr.1 të Tiranës, ndaloi studentin e vitit të 5-të në Fakultetin të Mjekësisë, 24 vjeçarin Luan Ruçi, i cili u kap në flagrancë duke treguar katër ampula peditine. Për arsye të ruajtjes së sekretit të hetimeve, u shpreh ai, nuk mund të deklarojmë emrat e atyre që tentuan t’i blenë ampulat, dhe as emrat e atyre me të cilët dyshojmë se ka bashkëpunuar studenti për vjedhjet e tyre. Kjo, sepse policia në bashkëpunim edhe me organin e prokurorisë po punon për zbulimin e këtij rrjeti mafiozësh, që merren me drogë dhe kapjen e ndalimin e tyre. Materialet e kësaj çështjeje, përfundon ai, i janë dërguar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

USA ’94

Argjentina shpall kampion Greqinë 4-0 Batistuta shënuesi më i mirë i botërorit me 3 gola Parashikime për ata që venë baste Komente, deklarata, intervista Faqe 11-14 Përgatitur nga A. DOSTI