23/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shtator 1994

Meksi rifiton besimin e Parlamentit

Die në Parlament-votohet mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit “... As mos ta diskutojmë shkarkimin e Lekës” Unë jam që sot as mos ta diskutojmë shkarkimin e Lekës. Votën pro po e jap që tani, meqë më duhet të shkoj deri në shtëpi që t’iu ziej ujin fëmijëve. Ky më duket Kryeministri më i shëndoshë i Shqipërisë. Vetëm me një Kryeministër si ky mund të shtyhet tranzicioni, që ça edhe i ka lënë pa bukë, pa punë e pa shtëpi. Vështirësitë kalohen më lehtë kur ke me cilin të qeshësh. Po, unë do votoja që Leka të shkarkohej, vetëm po të pranonte postin e Kryeministrit zoti Namik Hoti. Diskutim i deputetit Teodor Keko

Arrestohet deputeti A.Lika

Shoqërohet për në burgun e Tiranës në mesnatën e së mërkurës Një tjetër politikan ka ndjerë të mërkurën në mbrëmje peshën e rëndë të prangave në duart e tij. Arben Lika deputeti i PD është shoqëruar për në repartin 313 vetëm disa orë më pas heqjes të imunitetit nga parlamenti shqiptar. Në një deklaratë të tij shpërndarë për shtypin vetë Lika e kishte përshëndetur vendimin e parlamentit duke theksuar se më shumë se për gjithçka sot Shqipëria ka nevojë për pushtetarë të ndershëm dhe të pakorruptuar. Akuzat që rëndojnë mbi deputetin e PD janë ato të kontrabandës së cigareve në bashkëpunim me persona të tjerë dhe falsifikim dokumentash që nëse vërtetohen mund ta dëmtojnë rëndë njërin nga deputetët më të rinj të parlamentit shqiptar. Vetë Lika i cili u arrestua diku rreth orës 24.00 duke shkuar drejt dhomës së tij për në qytetin Studenti nuk ka dhënë asnjë prononcim për episodin për të cilin ai akuzohet dhe as për mendimet e shfaqura se në rastin në fjalë ai është përdorur si kokë turku për të vërtetuar se në Shqipëri dënohet njëlloj si korrupsioni i kuq ashtu edhe ai blu.

“Çështja Nano”- pikë nevralgjike për pranimin e Shqipërisë në KE

Enver Hoxha votoi kundër 81 partive ndërsa Ali Spahia kundër 130 Parlamenteve të botës Intervistë me z.Namik Dokle, nënkryetar i PS faqe 5

Roli i shqiptarëve në tregtinë e drogës

Sipas organizatës së “Politikës për Mbrojtjen dhe Marrëdhëniet me Jashtë” faqe 2 HARTA: JUGOSLLAVIA, SERBIA, BULGARIA, ALBANIA, GREQIA