Zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë për të vënë përpara përgjegjësisë PD
Intervistë me nënkryetarin e PS, zotin Servet Pëllumbi
Lexoni në faqe 5
Nuk do të mbetet enigmë vrasja e Arben Brocit!
Loja me dëshmitarët e 2 Prillit vazhdon!
Flet Skënder Zaganjori, daja i Arben Brocit!
Lexoni në faqe 2-6
Policia në aksion kundër... puthjes
“Jeni 80% fshatarë dhe na bëni dashuri ashiqare” kështu i’u drejtua patrulla e policisë së turnit të dytë më 27 qershor studentëve të Universitetit të Elbasanit, të cilët pas orës 21 të mbrëmjes, ulur në stolat e lulishte[s] së konviktit, po kalonin mbrëmjen në shoqërinë e të dashurave të tyre.
Për të “rivendosur” rendin dhe qetësinë e prishur, tre policët e patrullës, u afruan nën pemët ku gjendeshin stolat e të dashuruarve, duke ndërhyrë me brutalitet.”
(Vijon në faqe 2)
FIFA tradhëton Maradonën
USA '94
FIFA tradhëton Maradonën
A kishte kompromis midis tyre
Komente, parashikime, deklarata
Lexoni në faqe 11-14 nga A. DOSTI
Komunizmi, i dënuar që të jetojë
Unë të them “nuk e dua komunizmin”, ndërsa ti më thua “e do, e do”
Lexoni në faqe 3