11/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 gusht 1994

Burgu i Tepelenës - “burg i sigurisë së lartë!”

Vendimin e prita i qetë dhe pa asnjë paragjykim Intervistë ekskluzive me Kryetarin e PS dhe deputetin Fatos Nano - Dhënë për herë të fundit nga burgu i Tiranës faqe 2

Kthehen nga policia 150 shtetas shqiptarë

Greqi Kthehen nga policia 150 shtetas shqiptarë Midis tyre 5 gra e 40 fëmijë Odisea e 150 shtetasve shqiptarë shumica me origjinë nga Fieri në mes të të cilave 5 gra e 40 fëmijë të moshës 4-14 vjeç zgjati shumë pak. Pasi kishin kaluar kufirin në mënyrë klandestine pranë qytetit të Kosturit u sistemuan në dy autobuzë dhe morën rrugën drejt Athinës, ku siç pohuan u kishin premtuar punësim. Sipas komunikatës së Ministrisë së Rendit, autobuzat ishin të një shoqërie turistike greke me qendër në Pire. Në qytetin e Larisës ata u ndaluan nga policia dhe pas kontrollit të ushtruar që rezultoi mungesën e dokumentacionit përkatës shtetasit shqiptarë nën vërshimin e policëve u kthyen mbrapsht për në atdhe. Autobuzët u sekuestruan ndërsa dy shoferët dhe pronari i tyre u arrestuan dhe ju nënshtruan ndjekjes penale. Sipas komunikatës një pjesë e shtetasve shqiptarë kishin paguar secili nga 15-20 mijë dhrahmi, kurse pjesa tjetër do t’i paguante sapo të mbërrinte në Athinë. Po në Larisa policia ushtroi një kontroll në trenin që shkonte për në Athinë. Aty u gjetën 80 shtetas të tjerë shqiptarë që gjithashtu u riatdhesuan. B.B.C

Të vendosur gjer në pikën e fundit të gjakut

Asnjë grevist i së-murë të mos largohet nga greva Kemi vendosur ta mbrojmë godinën fizikisht, pa përdorimin e armëve Spiunë të SHIK-ut “ngujohen” në grevë Intervistë ekskluzive me z. Kurt Kola, konferencë shtypi e komisionit të grevës, reportazhi ynë në ditë e shtatë të urisë faqe 3,4,5 Dje në grevën e urisë foto D.KABA

Zyrtarë grekë do të ndjekin gjyqin e liderëve të Omonias

Lexoni në faqe 2

Një shqiptar arrestohet për bashkëpunim në një rrjet prostitucioni

Itali Një shqiptar arrestohet për bashkëpunim në një rrjet prostitucioni Lexoni në faqe 2