21/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 tetor 1994

Komplot amerikan për vrasjen e Mehmet Shehut

Kujtimet e një ish-agjenti të CIA-s ...Amerikanët ia kishin frikën ashpërsisë së Mehmet Shehut si shef i policisë sekrete shqiptare Gjatë viteve ’80 CIA iu drejtua dy herë Gjykatës Federale Amerikane të Apelit, për të ruajtur sekret dokumentat e planit për Shqipërinë Kujtimet e një ish-agjenti të CIA-s Komplot amerikan për vrasjen e Mehmet Shehut ...Amerikanët ia kishin frikën ashpërsisë së Mehmet Shehut si shef i policisë sekrete shqiptare Gjatë viteve ’80 CIA iu drejtua dy herë Gjykatës Federale Amerikane të Apelit, për të ruajtur sekret dokumentat e planit për Shqipërinë faqe 2

PS dhe Berisha-dy

Më mirë djepi bosh,

Më mirë djepi bosh, se sa djalli brenda tij

Është në nderin e PD të tërhiqet nga ky pozicion antikushtetues, antiligjor dhe antikombëtar Intervistë me z.Neshat Tozaj faqe 5

Një kroat i arrestuar për katër muaj në komisariat

Shkodër Një kroat i arrestuar për katër muaj në komisariat -Ishte arratisur nga fronti i luftës në Bosnje -Familja e tij e dinte të vrarë në luftë Është interesante historia e një kroati të arrestuar para katër muajsh në fshatin Velipojë të rrethit të Shkodrës. Odiseja e qytetarit Jure Çikesh, me kombësi kroate, përfshin arratisjen e tij nga fronti i luftës dhe katër muaj të vështirë në birucat e komisariatit të Shkodrës. Një i humbur, i vrarë për familjen dhe miqtë e tij, një i arratisur për epopetë në front, një spiun për autoritetet e Komisariatit të Shkodrës. Këto do të ishin hamendjet rreth J. në këto katër muaj të vështirë. Gjithçka ka nisur në fillim të qershorit, kur Jure Çikesh, i vendosur në idenë e tij për la[?] shërbimin ushtarak, largohet nga fronti i luftës në Bosnje. Arratisja e tij ndodhte në brigjet dalmatine, derisa kalon kufirin dhe hyn në fshatin Velipojë. I vetëm, i braktisur, pa asnjë ndihmë, pa dokumente identifikimi, ai i drejtohet një shtëpie të këtij fshati dhe gjen përkrahje nga një fshatar i Velipojës. Por nuk do të vazhdonte gjatë kjo përkrahje, sepse policia e Shkodrës e mirinformuar për vendosjen e qytetarit kroat, e ndalon atë me pretendimin se mos ka të bëjë me një spiun të kualifikuar. Për katër muaj rresht hetohet në Komisariatin e Shkodrës për mundësinë e të qenurit spiun. Por nuk arrin të dalë në gjyq, sepse kishte ikur nga fronti i luftës për të shpëtuar kokën dhe jo për qëllime të tjera. Kështu, me datën 16 tetor, në ora 10, autoritetet e komisariatit e lirojnë dhe i thonë që të paraqitet në orën 14 të kësaj dite përsëri në komisariat. Në këtë orë, niset në Tiranë i shoqëruar nga një punonjës i komisariatit, i cili e lë para selisë së Ambasadës Kroate. Por nuk do të mbaronte gjithçka këtu. “Në ambasadë nuk më besuan pasi s’kisha dokumente identifikimi me vete”, deklaron për “Koha Jonë” z. Çikesh. Përsëri i braktisur rrugëve të Tiranës, fati e ndihmon nga takimi i rastësishëm me një qytetar shkodran. Ky i fundit e merr me vete në shtëpinë e tij në Shkodër. Bashkë me të, drejtohen për në Kishën e Fretërve, ku gjetën ndihmën e një prifti kroat. Aty arrin të hyjë në lidhje telefonike me familjen. Familja e tij e dinte të vrarë në luftë, por pas kaq kohësh e merr vesh se ndodhet në Shqipëri, në qytetin e njohur të Shkodrës. Gjithashtu, lajmërohet edhe Ambasada kroate në Tiranë, e cila tashmë e ndihmon për t’u kthyer në atdheun e tij. Qytetari nga Shkodra që e strehoi, e përcolli nga pasdreken e 19 tetorit deri në Durrës, ku me traget u largua përfundimisht nga Shqipëria, duke i dhënë fund kësaj historie të lidhur katër muajore. JETMIR SHPUZA

PS dhe Berisha-dy meteorë që po përplasen

-Partia Socialiste vihet në shansin e Berishës faqe 3

Në këtë numër

Arrestohen dy vjedhës municioni luftarak -Kishin shpërthyer depon e armatimit në repartin e Gjadrit, Lezhë Vazhdon arresti për Kurt Kolën Procesi “Dogana” Kundërshtohet për katër orë akuza faqe 2 Vjedhje masive e antikitetit shqiptar faqe 7