04/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 dhjetor 1994

PD vendos ministrat e rinj

Zhulali mbetet përsëri Ministër i Mbrojtjes Kryesia e PD dhe Berisha nuk respektojnë votimin e deputetëve të PD Dje mbledhja e kryesisë së PD, merr pjesë Berisha Janë zyrtarizuar tashmë emrat e ministrave të rinj, që mazhoranca do të ngjisë drejt Qeverisë. Në mbledhjen e saj të djeshme, kryesia e PD ka vendosur përfundimisht se cilët do të jenë ata që do të zëvendësojnë pas 11 ditësh shtatë ministrat e shkarkuar nga grupi parlamentar i PD. Pas mbledhjes së djeshme Meksi do të mbajë të ulur në krahët e tij, Dylber Vrionin dhe Dashamir Shehin. Të emëruar tashmë si zv/ kryeministër Shehi do të okupojë gjithashtu edhe Ministrinë e Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale. Ndërsa Vrioni do të braktisë karriget e Bankës Kombëtare dhe PD, për t’u ulur në atë të Ministrit të Financave. Ndryshe nga ç’pritej Zhulali nuk do ta lërë vendin e tij në krye të ushtrisë shqiptare. Pasi ka korrur mosaprovimin e homologëve të tij deputetë, Safet Zhulali do të jetë ndoshta figura më enigmatike e Qeverisë Meksi 3. I trumbetuar si i përzgjedhuri i Berishës dhe i përtej Oceanit, Ministri i Mbrojtjes ndoshta do të ketë këtë radhë edhe dekaprovimin e deputetëve të mazhorancës të cilët zor se mund ta pranojnë që ai të jetë më i fortë se ata së bashku. Pa zgjedhim do ta presë ndoshta edhe Meksi konfirmimin e Zhulalit dhe skandaleve që ai përfaqëson. Burime të brendshme në PD bëjnë të ditur se të larguarit Kopliku di t’i duhet të kënaqet me vendin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Ekonominë, ndërkohë që vihet në një konsolidim i Genc Rulit, i cili siç thuhet bëhet nënkryetar i grupit Parlamentar të PD. Të njëjtat burime theksojnë se ende të paqarta mbeten emërimet në ministritë e tjera. Sipas burimeve tona (gjithnjë jo zyrtare) pritet që këto ndryshime të zyrtarizohen mbrëmë në TV. Kështu që lëvizjet në Qeveri mbeten ende të pa konfirmuara përfundimisht dhe zyrtarisht. A. Ç

Kushtetutë për vete, jo për Evropën

Kryesore është të jemi Shqipëri dhe pastaj Evropë faqe 3

Makinat e prishura nuk lejohen në KE

-Pse nuk do të diskutohet në Janar futja e Shqipërisë në Këshillin e Evropës Prononcohen: Hajdaraga, Imami, Kalakula dhe Milo faqe 2

Kundër çdo lloj diktature dhe diktatori

Nuk besoj se ata që luftuan të pranojnë se kanë luftuar si mercenarë të Enverit Faqe 4 nga Todi Lubonja

Shqiptarët, një zbarkim tragjik në Itali

-Vdes një fëmijë 8-vjeçar dhe nëna e tij Brindizi faqe 2

25 vjet burg për vrasjen e babait

Fier Denoncën [sic] B.H. nga fshati Drenovë i cili për motive të dobëta vrau babanë. Ngjarja ka ndodhur kur B.H. në një gjendje të shkaktuar me babanë e vret atë në një goditje me kosë në kokë. Dukët viktima nuk e priste që djali do t’a vriste për vdekje pasi ata grindje kishin patur edhe herë të tjera. Viktima vdiq pa vajtur ende në spital, ndërsa organet e rendit dhe policia kriminale veproi me shpejtësi duke bërë që vrasësi të kapet brenda një kohe të shkurtër pa mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Pasi u gjykua dhe u quajt fajtor ai u dënua me 25 vjet heqje lirie. LL.KOLIQI

Miss Kontrolli

Kryetari i Kontrollit të Shtetit dhe miku i gazetës Koha Jonë, z. Blerim Çela

AKS

Art Kulturë Sport Art Kulturë Sport