Të enjten në mbrëmje ballafaqim i grupit parlamentar të PD me Berishën
Dekreti mbi ndryshimet në qeveri - mospërfillje e hapur ndaj grupit parlamentar të PD
Mbi 5 orë deputetët e PD kanë reaguar ndaj Berishës, i cili ka qëndruar vetëm në heshtje
Më 5 orë deputetët e PD kanë reaguar ndaj Berishës, i cili ka qëndruar vetëm në heshtje.
Të enjten në mbrëmje ballafaqim i grupit parlamentar të PD me Berishën
Deputetët kundër Berishës
Dekreti mbi ndryshimet në qeveri - mospërfillje e hapur ndaj grupit parlamentar të PD
Mbi 5 orë deputetët e PD kanë reaguar ndaj Berishës, i cili ka qëndruar vetëm në heshtje
Mbledhja e grupit me Berishën ishte sikur ishin u la të zhvillohej par-mbrëmë në orën 16.00. Deputetëve iu desh të prisnin rreth 45 minuta ardhjen me vonesë të Berishës, i cili menjëherë mori fjalën duke folur për ar-ritjet e më pas për takimin e Budapestit. Me këtë drejtim të mbledhjes është dashur sikur gjithçka do të kalonte lehtë, por deputetët e PD mesa duket kishin vendosur të flisnin. Përgjithësisht ata që diskutuan kanë lënë të kuptohej se ndiheshin të fyer nga mospërfillja që iu bë votimit të tyre duke sjellë si shembull tipik qëndrimin e Zhulalit në postin e tij.
faqe 3
foto A. BABANI
12 qytetarë masakrohen nga një bandë terroriste
Shprehja e njohur “ujku mjergull kërkon” ka gjetur shprehjen e saj të plotë natën e 7 dhjetorit në qytetin e Elbasanit.
Mungesa e energjisë elektrike nga ora 19.00-20.00 në lagjen “Beqir Dardha” ka favorizuar për plaçkitje, masakër e terror, një bandë kriminale shumica e pjesëtarëve të së cilës mendohet se kanë qenë jevgj. Në historinë e këtij qyteti nuk ka ndodhur asnjëherë një formë e tillë masakrimi. Janë 12 qytetarë të pafajshëm që bëhen viktima të këtyre grabitësve terroristë të pajisur me maska. Banda ka vepruar në errësirë dhe e ndarë në dy grupe. Njëri grup rreth shkollës së mesme bujqësore, pranë pallatit nr.41 dhe tjetri në rrugicën pranë klinikës dentare. Fillimisht kanë plaçkitur në dyqanin e Haxhi Muratit dhe kanë grabitur brenda në dyqan Zydi Serjasin të cilit i kanë rrëmbyer me dhunë 4 mijë lekë. Viktimë e goditjeve me mjete të forta është bërë dhe A. Hoxha dhe pronari i lokalit ku ka qenë. Pranë klinikës dentare po në këtë orë regjistrohen 7-8 grabitje të të hollave ndaj kalimtarëve të zakonshëm. Është goditur rëndë shitësi ambulant Pëllumb Rustemi të cilit i kanë zhvatë 35 mijë lekë dhe tërë mallin që ka patur në çantë, Albert Shopeja me të birin duke i marrë 40 mijë lekë e të tjerë. Sipas informacioneve që morën në repartin e kirurgjisë janë paraqitur për mjekim ose shtrim 12 të dëmtuar në mbrëmjen e 7 dhjetorit. Nga të shtruarit e mbetur po kurohet Xhafer Lelaj me diagnozë kamocion-celebri (tronditje në tru). Ka patur edhe të dëmtuar të cilët i kanë njohur dhunuesit e tyre, por nuk pohojnë pasi u është thënë nga persona të ndryshëm të bandës se: “Po treguat do t’ju djegim me gjithë shtëpi”. Për ngjarjen në fjalë u përpoqëm të konfirmonim zyrtarisht informacionin në policinë e rendit, ku të përgjigjeshin me një “Non comment”. Kësaj ngjarjeje tronditëse i shtohet po në këtë natë edhe një tjetër tragjike. Në rrugën “Gura Bardhi” është goditur me thikë për motive të dobëta dhe në çast ka vdekur 40-vjeçari Diogjen Mitrorali. Rreth kësaj veasje po punojnë për të hedhur dritë organet e specializuara. Krimi në qytetin e Elbasanit jo vetëm që po rritet, por ai po merr formën e organizimit nga forca të ndryshme akoma të panjohura mirë.
BESIM DYBELI
A është i interesuar Berisha për zgjedhje të parakohshme
Presidenti mund të jetë lodhur duke ndjekur ëndrrën e frikshme të PD
faqe 2
Pasi u dogj nga zjarri Kopliku kërkon t’i fryjë tymit
faqe 2
Vdes i rënë në greminë
Kish kaluar në mënyrë klandestine kufirin
f.4
Manjak seksual apo viktimë
“Më akuzojnë se kam dashur të përdhunoj një vajzë 10 vjeçe, por unë jam i paaftë seksualisht”
faqe 4