Delegacioni kërkon takim me Fatos Nanon dhe familjen e tij
Kryetaria e Komitetit për Mbrojtjen e Lirive të Deputetit vjen në Tiranë
Delegacioni i kryesuar nga Zhosi Mejer mbërrin në Rinas me një program të ngarkuar takimesh. Kryesia e parlamentit shqiptar do të jetë stacioni i parë ku misioni nga Gjeneva do të ndalojë gjatë hapësirës katër ditore në Shqipëri. Do të kontaktohet gjithashtu edhe me grupet parlamentare për të udhëtuar më pas drejt Tepelenës ku është ngujuar Fatos Nano. Takimi me familjen e tij bën pjesë në programin e këtij misioni.
faqe 3
Arrestohet kryetari i Gjykatës Korçë
Kishte nxjerrë nga qelia, Luli Kapuranin, bosin mafioz
Është ndërprerë në mënyrë dramatike karriera e kokës së Gjykatës së Korçës, Llambi Orillës.
Akuza e shpërdorimit të detyrës va bëri që ditët e jetës së tij të burgosen në dhomën izolimi në burgun e këtij qyteti. Akuza e ngritur nga organi i Prokurorisë i referohet faktit se Qirilla i ka kthyer lirinë Luli Kapuranit, personazhit më famëkeq të botës së krimit lokal në këtë qytet.
Qirilla u arrestua përmbarim në valën e arrestimeve të shumta që kanë përfshirë funksionarët e organeve të drejtësisë këto kohët e fundit. Faji i kryetarit të Gjykatës së Korçës, sipas akuzës fillestare është i lidhur me emrin e Luli Kapuranit, protagonistit famëkeq të krimit në Korçë. Kapurani ka qenë arrestuar, bashkë me 4 anëtarë të bandës së tij, në gusht të këtij viti, pas një përleshje të përgjakshe me një grup rival si pasojë e së cilës do të mbetej i plagosur me dy plumba në shpatull njëri prej kundërshtarëve. Për më tepër që policia sekuestroi në shtëpitë e banditëve edhe një arsenal të vërtetë armësh e municionesh. Por Kapurani dhe njëri prej shokëve të tij nuk do të qëndronin në burg më tepër se një muaj. Ishte pikërisht Qirilla që do tu jepte atyre lirinë duke ja ndryshuar masën e arrestit. Ndërkaq Prokuroria e Fierit do të lëshonte një tjetër urdhër arresti për Kapuranin për një krim që ky dyshohej se ka kryer atje, por bosi mafioz s'u duk më në qytet duke lënë pas vetes vetëm aureolën e tmerrit.
Gj akmarrja ose
Gjakmarrja ose
Die në parlament
Në fillim të seancës së djeshme parlamentit iu kërkua futja në rendin e ditës të votbesimit të qeverisë së re.
Deputetë të ndryshëm të partive kërkuan sqarime nga vetë kryeministri Meksi i cili ndodhet jashtë shtetit. Kështu deputeti Teta kërkoi sqarime për ministrin e ri të drejtësisë i cili është dënuar në kohën e monizmit për bixhoz, Kalakulla kërkoi sqarime për cilësitë e ministrave të hequr, etj. Pas disa debateve kjo çështje u la në pritje të Meksit. Ndërkohë parlamenti vazhdoi punimet për miratimin e disa projektligjeve.
Ndërkohë, në fund të seancës, kjo çështje u rihap nga kryesia dhe hapur, zëvendëskryeministri pa votbesim Vrioni u ul në tavolinën e specialistit për të dhënë shpjegime. Kjo solli reagimin e deputetëve, pasi sipas tyre, Vrioni nuk mund të jepte sqarime pasi ai vetë nuk e kishte marrë votbesimin e parlamentit. Diskutantët kërkuan sqarime nga vetë kryeministri Meksi se cilët ministra ishin larguar nga qeveria për korrupsion e cilët për paaftësi, gjë të cilën nuk e dinte zëvendëskryeministri “në miniaturë”, Vrioni.
Kështu, ndonëse i futur në rendin e ditës, qeveria e re ndodhet në pritje të votbesimit nga parlamenti pasi të kthehet Meksi nga udhëtimi jashtë shtetit.
Gjakmarrja ose riti që shfaros njerëz
Gjykata dënon me 45 vjet burg për vrasje atë e bir
Kishin marrë gjakun pas 44 vjetësh ndaj babait të vrarë në 1950 nga një njësit i Sigurimit të Shtetit
Shkel besën dhe vret kushëririn 22-vjeçar
Dy familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi
Speciale faqe 2
faqe 3
Speciale - Futboll
Shqipëri - Gjeorgji
0-1
As tre shtylla nuk kanë vlerën e një goli
Faqe 14 nga A. DOSTI