Ministrat e ardhshëm - komunistë apo demokratë socialistë
Fatos Nano ka shansin që atë që bëri Berisha për të, ta bëjë ai për PS dhe vetveten
Me forcimin e pozitës së tyre, sidomos pas referendumit të 6 nëntorit, duket se socialistët shqiptarë dashje pa dashje po mendojnë për qeverinë e re socialiste që mund të udhëheqë vendin. Socialistët kanë përgatitur programin e ri elektoral, afishet dhe gjithçka teknike që lidhet me zgjedhjet e ardhshme.
Projektet kanë filluar, ndonëse në letër, ndoshta dhe pa pyetur kryetarin Nano, që ka kohë që hesht nga burgu i Tepelenës.
ANDI BEJTJA
vijon në faqe 3
Nata e mistershme e Mehmet Shehut
Në natën e 17-18 dhjetorit vdes Kryeministri shqiptar
Vrasje apo vetvrasje?
Speciale faqe 6-7
Në natën e 17-18 dhjetorit vdes Kryeministri shqiptar
Nata e mistershme e Mehmet Shehut
Vrasje apo vetvrasje?
Speciale faqe 6-7
PD është diçka më shumë se Selami, Pjetri apo Koleci
Me deputetin e PD Vasil Gjika
Vazhdojnë kërkimet e të mbyturve në liqen
-Vjen me helikopter ministri Musaraj
Katastrofa e ditës së enjte si pasojë e aksidentit tragjik të një barke të madhe me motorr që u enit. Për këtë qëllim është rënë dakort edhe me palën malazeze. Siç informoheni në komunikatën e ...
Kushtetuta - një vejushë e braktisur
-PD dhe Berisha në përkujtim të të “dy-zetave” të humbjes
Të gjithë e kanë braktisur atë. Më të parët e kanë braktisur ata që e quajtën Kushtetutën “çlirimin e dytë të Shqipërisë”, “të bukurën e dheut”, “ditën më të lumtur të gjithë shqiptarëve”…
MARTIN LEKA
vijon në faqe 2
-Vjen me helikopter ministri Musaraj
Katastrofa e ditës së enjte si pasojë e aksidentit tragjik të një varke të madhe me motor që u mbyt në ujrat e liqenit ka alarmuar jo vetëm familjet, të afërmit dhe miqtë e viktimave por edhe organet kompetente të shteteve kufitare, Shqipëri e Mal i Zi.
si pasojë e aksidentit tragjik të një varke të madhe me motor që u mbyt në ujrat e liqenit ka alarmuar jo vetëm familjet, të afërmit dhe miqtë e viktimave por edhe organet kompetente të shteteve kufitare, Shqipëri e Mal i Zi. Rreth orës 9.00 të mëngjesit është parë të fluturojë mbi qytetin e Shkodrës një helikopter policie me drejtim nga liqeni. Siç marrim vesh më pas në vendngjarje ka shkuar Ministri i Brendshëm Agron Musaraj. Megjithëse një ditë me vonesë Qeveria është alarmuar të paktën për t’u kthyer familjeve trupat e viktimave. Po të premten në mëngjes kanë mbërritur polumbarët për të filluar kërkimet në thellësitë e liqenit. Siç informohemi në komisariatin e Malësisë së Madhe deri në drekë nuk është arritur të zbulohet asnjë nga trupat e viktimave. Siç mësojmë janë arritur të identifikohen emrat e tetë personave nga dhjetë të mbytur në liqen. Për njërin thuhet se ka arritur të dalë në bregun tjetër të liqenit. Për të mësuar emrat e viktimave ne u munduam të kontaktonim me pjesëtarët e grupit hetimor të ngritur që sot për këtë qëllim, por ata ishin në lëvizje të vazhdueshme pasi po kërkonin në pjesë të ndryshme të liqenit. Një burim nga fshati Golem i rrethit të
JETMIR SHPUZA
(vijon në faqe 4)
Konferenca Islamike - gjerdan apo kular në qafën e Shqipërisë
Marok: Arjan Starova në takimin e 7-të të OKI
Konferenca Islamike - gjerdan apo kular në qafën e Shqipërisë
Shqipëria ende nuk e ka ndarë politikën nga feja
Kur dy vjet më parë Sali Berisha ktheu kokën nga bota islame duke firmosur antarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, ai nuk u dha asnjë argument 3 milion shqiptarëve të tjerë të cilët prisnin përgjigjen e këtij akti. Edhe sot pas dy vitesh Berisha dhe administrata e tij ende nuk i kanë dhënë kuptim firmës që kanë hedhur në dokumentat e Konferencës Islamike. Ata vazhdojnë tu përgjigjen ftesave që vijnë në emër të Kuranit dhe mbrojtjes së fesë islame.
Vetëm gjatë kësaj jave zv/ministri i jashtëm Arjan Starova ka marrë pjesë në dy tubime të liderëve myslimanë. Në fillim të javës ai ishte në Gjenevë në konferencën e 22-të të ministrave të jashtëm të vendeve islamike ndërsa tre ditët e fundit në Kazablanka të Marokut, Starova ndoqi punimet e takimit të 7-të të Nivelit të Lartë të Organizatës së Konferencës Islamike. Ministrave të jashtëm të botës islame Starova u kërkoi përkrahje për Kosovën në dobi të shmangies së një Lufte të Tretë Ballkanike. Gjithashtu zv/ministri i jashtëm i Shqipërisë kërkoi
BEN BLUSHI
vijon në faqe 3