21/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 dhjetor 1994

50 deputetë i kërkojnë Berishës lirimin e Nanos

Nënshkruajnë edhe deputetë të PD Me konsideratë Deputetët e Kuvendit Gëzim Pashko Kosta Marko [?] Kujtim [?] Tomi [?] Pavli [?] Pritet përgjigja e Presidentit për promemorien e deputetëve foto P. KABA

Studentët bojkotojnë mësimin

Tiranë - Fakulteti i Ndërtimit Studentët bojkotojnë mësimin Priten rezultatet e bisedimeve me anëtarë të qeverisë Do të vazhdojë bojkotimi edhe për tri ditë të tjera faqe 2

Teodor Laço shkarkohet nga funksionet

Dje: Këshilli Drejtues Kombëtar i PSDSH Teodor Laço shkarkohet nga funksionet - Kërkohen dorëheqjet e zv/ministrit të Jashtëm Arjan Starova dhe të sekretarit të Këshillit të Ministrave, Vullnet Ademi faqe 2

Mbyllet për 15 ditë universiteti

Shkodër Mbyllet për 15 ditë universiteti - Protestat e studentëve në Tiranë shkaktojnë frikë në Shkodër Sipas një zëdhënësi në administratën e universitetit “Luigj Gurakuqi” në rrethin e Shkodrës ka qenë një telefonatë misterioze nga Tirana e orëve të vona të natës të datës 19 dhjetor, tamam në kohën kur në Tiranë filloi manifestimi i studentëve në Mjekësi dhe Ndërtim që ka përcjellë urdhrin për mbylljen e universitetit “Luigj Gurakuqi” për një periudhë 15 ditore. Për studentët që kishin ardhur me datë 20 dhjetor në mëngjes për të filluar mësimin si zakonisht, ishte i papritur lajmi që lejuan në një afishe në derën kryesore të hyrjes së universitetit. Kështu ata mësojnë se kanë filluar pushimet deri më datë 4 janar. Megjithëse jo zyrtarisht një fillim i tillë i pushimeve motivohet me festat e krishtlindjeve dhe të vitit të ri si dhe me mungesën e energjisë elektrike që ka shkaktuar probleme serioze. Por siç theksohet nga pedagogët e universitetit ka qenë frika për mundësinë e protestave nga mungesa e ujit dhe energjisë elektrike në konvikte që ka bërë të firmoset një vendim i tillë. Ky vendim apo më mirë ky urdhër nga lart ka ardhur si rezultat i manifestimeve të studentëve në Tiranë, mungesa e dritave si edhe vendimi i tyre për të bojkotuar mësimet. Me sa shihet universiteti i Shkodrës arriti t’i dalë përpara një rreziku të tillë duke mbyllur dyert e tij për dy javë.

Gjenden tre kufoma në liqen

Përveç viktimave të zbuluara tre ditë më parë që janë Besnik Hoxha 23 vjeç nga fshati Golem dhe Fatmir Iviziku 25 vjeç nga fshati Vrakë, të hënën pasdite është gjendur edhe kufoma e Agron Mandisë 36 vjeç nga qyteti i Shkodrës në lagjen Perash, varrimi i të cilit është bërë të martën. Në bregun e liqenit ditën e fundit ka ardhur edhe zv/kryeministri Dashamir Shehi dhe Ministri i Brendshëm Agron Musaraj. Në Bajzë por edhe në anë të tjera të liqenit vazhdon kërkimi me polumbarë për të gjetur shtatë viktimat e tjera. Gjithashtu çdo ditë të afërmit e këtyre të mbyturve që nuk janë gjendur akoma presin me ankth në breg të liqenit gjetjen e kufomave të të afërmve të tyre. JETMIR SHPUZA

foto D. KABA

Vazhdon mungesa e energjisë dhe ankthi për bukën

Speciale - Tiranë, Shkodër, Durrës faqe 4