28/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 dhjetor 1994

Lironi Fatos Nanon z. President

Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Lirimi i z. Nano do të ishte një mesazh që do t’i shërbente uljes së tensioneve Rexhina Nano: Më janë shtuar shpresat se diçka po ndryshon edhe në Shqipëri Deklarata është miratuar unanimisht nga anëtarët e Komitetit të Helsinkit faqe 2 Lirimi i z. Nano do të ishte një mesazh që do t’i shërbente uljes së tensioneve. Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Lironi Fatos Nanon z. President Lirimi i z. Nano do të ishte një mesazh që do t’i shërbente uljes së tensioneve Rexhina Nano: Më janë shtuar shpresat se diçka po ndryshon edhe në Shqipëri Deklarata është miratuar unanimisht nga anëtarët e Komitetit të Helsinkit faqe 2 foto A. BABANI

Mbytet një motoskaf me 9 shqiptarë

Greqi Mbytet një motoskaf me 9 shqiptarë Të paktën një i vdekur deri dje në mesditë Nata e Krishtlindjeve shënoi ngjarjen më tragjike për 9 emigrantë klandestinë shqiptarë, të cilët u përpoqën të kalonin në brigjet e Korfuzit. Motoskafi, pronar i të cilit mendohet të jetë shtetasi shqiptar Fatos Gole, 34 vjeç, u mbyt 2 milje në verilindje të ishullit të Korfuzit, pas një defekti të motorrit dhe vërshimit të ujit të detit në skaf. Disa nga fatkeqët shqiptarë u panë nga bordi i tragetit “El Greko” që kryen udhëtimin Ankona - Igumenicë. Menjëherë u lajmëruan forcat kompetente të portit të Korfuzit, që filluan në çast kërkimet. Nga ndërhyrja e ekuipazhit të “El Grekos” u shpëtua 26-vjeçari Genci Shurdha, kurse nga një anije e patrullës greke 27-vjeçari Harallamb Lapa. Nga uji u nxorr i mbytur edhe Fatos Gole, 34 vjeç. Shefi i kapitenerisë së portit të Korfuzit tha se të paktën katër vetë duhet të kenë shpëtuar e të ndodhen diku në brigjet e Korfuzit. Kurse burime gazetareske thonë se po kërkohet vetë patën forca dhe notuan deri në afërsi të brigjeve shqiptare. Forca të portit, flotës luftarake dhe aviacionit luftarak grek i kanë vazhduar kërkimet për tri ditë rresht, mirëpo deri të martën në mesditë, siç u konfirmua, nuk ishte gjetur asnjë nga gjashtë të humburit. ROBERT GORO

Maqedonia - Muri që u ngrit dhe që mund të bjerë nga shqiptarët

Shqipëria duhet të prishë dy shtete në qoftë se do të jetë Shqipëri Shkupi kërkon t’i përdorë dhe jo t’i ketë aleatë shqiptarët Daulleve kundra Maqedonisë u ra Athina, zhurma shurdhoi shqiptarët faqe 3

Vazhdon lidhja e kontratave për vitin 1995

Do të vazhdojë deri më datë 30 Dhjetor 1994 lidhja e kontratave me agjensitë e shitjes së gazetës “Koha jonë” nëpër rrethe. Të interesuarit të paraqesin të gjitha dokumentet e nevojshme: likuidimet financiare, licensën e tatimeve dhe faturat e gazetave. Financa e “Koha Jonë”

Të propozojë shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH

Komisioni parlamentar i Masmedias vendos unanimitet Dje përsëriu u mblodh komisioni parlamentar i Masmedias. Pas një debati të gjatë, komisioni vendosi unanimisht t’i propozojë parlamentit shqiptar shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH. Në komision u propoza edhe shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të RTSH, z. S. Bucpapa. Të këtij mendimi ishin pothuaj të gjithë anëtarët e komisionit, por ligji për RTSH nuk i lejonte një gjë të tillë këtij komisioni. Në këtë mënyrë, komisioni vendosi të futet në rendin e ditës të parlamentit ndryshimi i ligjit në disa pika të veçanta, si ai për pikën ku ky komision të ketë të drejtën e propozimit për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH. Në komision pati edhe propozime të tilla si ishte ai i deputetit Uika për “ristrukturimin” të këshillit drejtues të RTSH, por që mbeti në minorancë të plotë. Në mbledhjen e komisionit parlamentar ishin thirrur edhe drejtuesit e RTSH, por këta e braktisën komisionin duke mos marrë pjesë në mbledhje. Kjo gjë me drejtuesit e RTSH ndodhi për herë të dytë dhe është një rast flagrant ku këta nuk u binden pikërisht deputetëve të Kuvendit Popullor. Përveç të tjerash, në mbledhjen e komisionit dhe nuk u paraqitën as gazetarët e TV, të cilët filluan në komisionet e tjera dhe nuk filluan pikërisht në mbledhjen e komisionit që diskutohesh për punën e tyre. Si duket, zotërinjtë drejtues të RTSH e kanë ndjerë shtrëngatën e koltuqeve të tyre dhe në shenjë inati u kanë dhënë “urdhër” gazetarëve të mos filmojnë “varrmihësit” e tyre?!.. L.M