Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 5 Shtator 1995

Brozi fiton në duel Berishën

Kërkohet debat televiziv i drejtpërdrejtë “Padia e Qeverisë është e jashtëligjshme” Kërkohet debat televiziv i drejtpërdrejtë Brozi fiton në duel Berishën “Padia e Qeverisë është e jashtëligjshme” Një kërkesë e Brozit ka përfunduar dje në mesditë në tavolinën e punës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Rustem Gjata, në ish zyrën e Enver Hoxhës, në selinë e njohur të ndërtesës së K.Q të P.P.SH. Në këtë kërkesë z. Brozi nëpërmjet argumenteve juridike hedh poshtë padinë e Qeverisë ndaj tij, drejtuar Gjykatës Kushtetuese katër ditë më parë dhe i kërkon asaj që ta nxjerrë atë jashtë juridiksionit të vet. Dje me urgjencë në ambjentet e gjykatës shqiptare së shkallës së tretë është paraqitur një përfaqësues i Amnesty Internacional me qendër në Londër, ndërkohë që në atë ditë, drejtuar Presidentit të Republikës, digj. z. Brozi fton numrat 1, 2 dhe 3 të Shqipërisë në një duel televiziv. Sot pritet caktimi i relatorit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese fage 2
Avni Shehu Gjergj Zefi Rustem Gjata Enver Hoxha Shqipëri Londër

Bllokohet në Apel Dosja Nano

Projektohet zëvendësi i Brozit, Avni Shehu “Nano duhet të vazhdojë të qendrojë në burg”! Ky është mesazhi që jep pushteti politik me luftën që po i bën pushtetit gjyqësor e konkretisht Gjykatës së Kasacionit. Në të njëjtën kohë, pushteti politik po tregohet “i sinqertë”, duke treguar edhe se kush ishte në të vërtetë “polici” që e shoqëroi Nanon për në qelinë e burgut. Është hartuar për moslirimin e Nanos një skemë e çuditshme. Së pari, luftë kundër kryetarit të Gjykatës së Kasacionit zt Brozi. Duke nxjerrë alibi të shumta për shkelje të ligjit e kushtetutës, synohet qartë një votim në parlament kundër Brozit, për këtë herë jo për t’i hequr imunitetin dhe për t’i prerë fletë-arrestin si herën tjetër, por për ta shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit. Madje nga burime të pushtetit që nuk duan të identifikohen, është gjetur dhe zëvendësuesi i Brozit. Ai do të jetë, sipas burimit, Avni Shehu, sot nënkryetar i Gjykatës dhe kundërshtari “televiziv” i Brozit. Kjo është një gjetje “perfekte” për pushtetin si garantes për mbylljen e derës së Nanos. Shehu ishte edhe kryetari i trupit gjykues në shkallën e tretë i cili gjykoi çështjen Nano. Nga ana tjetër, skema vazhdon me “prangosjen” e dosjes së Nanos në gjykatën e Apelit. Siç rregull, dosja duhej të kishte shkuar në Gjykatën e Kasacionit, me datë 21 gusht, 1 muaj pas gjykimit të kësaj çështjeje në Gjykatën e Apelit, por ajo vazhdon të mbahet e bllokuar në Apel dhe nuk jepet nga kryetari i saj Prel Martini. Arsyet? Nuk është e vështirë të kuptohen. Dosja do të jepet vetëm pasi kryetari i Gjykatës së Kasacionit të mos jetë më z. Brozi, por Avni Shehu!?... Kështu, skema realizohet plotësisht. Nano do të vazhdojë të “farkohet” në qelinë e Bënçës. M.L.
Nano Avni Shehu Prel Martini Eduart Selami Apel Bënçës

Përgatiten spastrimë në Kryesinë e PD

Në prag të Kuvendit Kombëtar Grupi parlamentar mund të bllokojë parlamentin Në prag të Kuvendit Kombëtar Përgatiten spastrimë në Kryesinë e PD Grupi parlamentar mund të bllokojë parlamentin Kryesia “e vogël” e PD-së që prej 20 ditësh është duke përpunuar listat e kandidatëve që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së. Deri tani mungojnë emrat e Eduart Selamit, Ceni Rulit, Merita Zaloshnjës, Azem Hajdarit, Rexhep Ukës etj. fage 3
Ceni Ruli Merita Zaloshnja Azem Hajdari Rexhep Uka Meta

Hoteli i Gjuetisë në Lezhë “pushtohet” nga Qeveria

Hoteli i Gjuetisë në Lezhë “pushtohet” nga Qeveria Hyrja kryesore e Hotelit turistik në Ishull Lezhë Do të rrethohet me ushtarë tashmë vetëm për udhëheqësit fage 4
Lezhë Ishull Lezhë

Berisha është i sigurtë në fitoren e PS

PS konfirmon pjesmarrjen në diskutimin e ligjit elektoral Meta: Ai kërkon të destabilizojë Parlamentin e ardhshëm PS konfirmon pjesmarrjen në diskutimin e ligjit elektoral Berisha është i sigurtë në fitoren e PS Meta: Ai kërkon të destabilizojë Parlamentin e ardhshëm fage 3
Gjergj Zefi Bujar Hoxha

Ndalohet kryetari i asamblesë së PAD

SHKODËR - Ndalohet për të tretën herë nga forcat e rendit gazetari Gjergj Zefi, kryetari i asamblesë së PAD. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12.30 në mesditë, vënë në dukje dëshmitarë okularë. Dy persona kanë zbritur nga një autoveturë dhe pa ndonjë autorizim të veçantë i kanë thënë se do të shoqëronin për në komisariat. Sipas tyre Zefi kërkohej pasi kishte një proces të hapur ndaj tij, të bërë nga Bujar Hoxha në lidhje me një shkrim të botuar në gazetën “Lajmëtari” rreth 2 vjet më parë. Personat që e kanë shoqëruar në komisariat pretendojnë se Zefi qe thirrur dhe nuk qe paraqitur në prokurorinë e Tiranës në një kohë që gazetari Gjergj Zefi nuk ia ka ardhur asnjë fletë-thirrje. Ky rast është identik me atë të katër muajve më parë, kur përsëri në qytetin e Shkodrës Gjergj Zefu i mor me forcë dhe u mbajt rreth katër orë në komisariatin e Shkodrës. J.SH
Gjergj Zefi Bujar Hoxha Shkodër Tiranë