Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 10 Shtator 1995

Opozita braktis Parlamentin

Dje - Vendim i AD, PDD, PS, PSD Opozita braktis Parlamentin Do të marrim pjesë në Parlament vetëm kur të paraqitet Meksi për të shpjeguar aktin brutal kundër Kasacionit Komunikatë për shtyp e partive Aleanca Demokratike, e Djathta Demokratike, Socialiste, Socialdemokrate Rrethimi policor i institucionit më të lartë të pushtetit gjyqësor në Shqipëri, përbën një ngjarje të rëndë ua precedent në demokraci dhe njëherësh një shkallëzim në kufijtë e absurdes të arrogancës të pushtetit politik kundër pavarësisë së gjykatës. Në këto kushte, deputetët e AD, PDD, PS, PSD do të marrin pjesë në Parlament vetëm kur të paraqitet Kryeministri për të dhënë shpjegime dhe të përcaktohet përgjegjësia dhe autorët që ndërmorën aktin brutal e paprecedent kundër Gjykatës së Kasacionit. faqe 2
Meksi Shqipëri

Detyra jonë e parë - mbrojtja e minoritetit

Përpjekjet për marrëdhënie të mira do të vazhdojnë Papandreu deklaron në Selanik Detyra jonë e parë - mbrojtja e minoritetit Përpjekjet për marrëdhënie të mira do të vazhdojnë f.3
Papandreu Selanik

I grabiten 60 milionë lekë bosit të “Mëmëdheut”

Vidhet në mesnatë shtëpia e presidentit të firmës turistike faqe 2

Dje Presidenti u nis për në Uashington

Tepër i lartë çmimi i darkës për nder të Berishës Dje pasdite, u nis për në SHBA Presidenti i Republikës Sali Berisha, i cili do të bëjë një vizitë zyrtare disa ditore. Presidenti Berisha, gjatë qëndrimit të tij ne Uashington, do të takohet me Presidentin Klinton dhe zëvendë- presidentin Gore. Jane parashikuar takime edhe me Sekretarin e Shtetit, Kristofer, Sekretarin e Mbrojtjes, Perri, Sekretarin e Thesarit, Rubin dhe me zyrtare të tjerë të lartë të ad- ministrates amerikane. Para nisjes ne aeroportin e Rina- sit, Presidenti Berisha tha se “shkoj ne SHBA per te diskutuar intensi- fikimin e marredhenieve dypaleshe, të cilat duhet te kene si rezultat një ndihme edhe me te madhe te SHBA per konsolidimin e shtetit te se drejtes larë. Bëni gati çeket e pagesesë per një palegesisht dhe per te paraqi- tur gjeresisht pikëpamjet tona mbi problemin e Kosovës dhe gjendjes së shqiptareve ne teresi”. Sipas burimeve te zyres së shtypit të presidencës, presidenti Berisha do të zhvillojë takime dhe ne senatin amerikan si dhe në selinë e OKB. Gjithashtu ai do të takohet edhe me shqiptare me banim ne SHBA. Ndërkohë, sipas gazetës “Albanian Herald” qe botohet ne SHBA, për nder te Presidentit Berisha disa sh- qiptare do te shtrojne nje darke me 14 Shtator ne Hotel Plaza te Manha- tanit. Ne gazetën “Illyria” te 7-9 Sh- tatorit, botohet një faqe e tërë me sh- treje për të marrë pjesë në darkë. “Bi- leta për këtë darkë kushton 175 dol- lare. Bëni gati çeket e pagesës me për AAEE në adresën 14 E 60 St, NeW York, NY 10022”-theksohet në “Il- lyria”. Duke përmendur dy vizitat e mëparshme të kryetarëve të shtetit, “Albanian Herald” thekson se “sh- qiptarët fisnikë e bujarë të Amerikës” Antoni Athanas dhe Vëllezërit By- tyçi organizuan falas darka për ta dhe vëllezërit shqiptarë”. Në titullin “Sa kushton imazhi i presidentit sh- qiptar”, gazeta e mësipërme kritikon organizatorët për çmimin shumë të shtrenjtë të biletës së darkës, duke theksuar se “kjo është darka më e shtrenjtë për një president në Nju Jork, ku shumica e kryetarëve të sh- teteve europiane janë pritur në darka falas ose me çmime simbolike”...
Sali Berisha Gore Kristofer Perri Rubin Uashington SHBA Rinas Kosovë Manhatan

PD në pushtet - Nano nuk lirohet

Askush të mos mendojë se ne përçahemi për mjekrën e Marks[it][?] Askush të mos mendojë se ne përçahemi për mjekrën e Marksit PD instaloi një shtet mafioz dhe në zgjedhjet me sistem maxhoritar, fiton 5-6 deputetë Intervistë me Nën-kryetarin e Parlamentit Shaqir Vukaj faqe 3
Nano Shaqir Vukaj Marksit

EKSPRES SPORT SOT

Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij Gjithashtu në Sport Ekspres ndeshja e fundit e Ko- mbëtares sonë, të rejat e fundit në ekipit të Teutës për sfidën e kupave të Evropës me italianët e Parmës. Të gjitha rezultatet e komentet e 21 ndeshjeve të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Evropian të futbollit. Adhuruesit e lojërave me dorë do të gjejnë pasqyrimin e ndeshjeve të skuadrave tona në kupat e Evropës,ndërsa ato të futbollit ndërkombëtar do të gje- jnë dy figura futbollistike të të djeshmes dhe të sotmes.
Europë Parma